Mbrojtja e të dhënave personale të klientit dhe sekretit bankar.


Informacioni dhe të dhënat e klientëve të Bankës, si dhe faktet dhe rrethanat që Banka ka mësuar në kuadrin e ofrimit të shërbimeve klientëve dhe zhvillimit të veprimtarive me një klient individual, konsiderohen sekret bankar dhe Banka mund t'i zbulojë ato vetëm në rastet e parashikuara sipas ligjit.
Banka mbledh dhe përpunon informacionin dhe të dhënat personale të Klientit në përputhje me rregulloren për mbrojtjen e të dhënat personale me qëllim përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe / ose ligjore të Bankës, si dhe në funksion të aktivitetit që kryen rregullisht Banka dhe anëtarët e Intesa Sanpaolo SpA, pjesë e të cilës është, në vend dhe jashtë vendit si dhe në cilësinë e palës së tretë nëse zbatimi i marrëdhënieve kontraktuale lidhet drejtpërdrejt me bashkëpunimin e biznesit të Bankës, Klientit dhe një pale të tretë, pra për nevojat e administrimit të rreziqeve brenda një grupit të institucioneve të kreditit dhe personave juridikë me një formë të caktuar organizimi që mund të themelohen nga institucionet e kreditit dhe personat e tjerë juridikë me qëllim shkëmbimin e informacionit për klasifikimin e kredive për nevojat e mbrojtjes nga rreziku i kredisë si dhe me qëllim zbatimin e rregulloreve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Banka nuk mbledh informacione dhe të dhëna personale përtej qëllimit të nevojshëm për të arritur objektivin e caktuar. Si titullar i mbledhjes së të dhënave personale, Banka, në çdo mënyrë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë, mbledh dhe përpunon të dhënat personale edhe në bazë të Ligjit të Shteteve të Bashkuara për përputhshmërinë e pagimit te taksave për llogarite e çelura në vendet e huaja (këtu dhe më poshtë referuar FATCA), në zbatim të të cilit i kërkon institucioneve financiare të njohin dhe të raportojë pranë autoriteteve tatimore amerikane çdo tatimpagues amerikan që zotëron aktive financiare jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të vendosin gjithashtu statusin e taksapaguesit amerikan që është subjekt i Ligjit FATCA. Përmbajtja i ligjit amerikan FATCA ndodhet në faqen e mëposhtme të internetit www.irs.com. FATCA ndodhet dhe në faqen www.irs.com. Si titullar i mbledhjes së informacionit dhe të dhënave personale, Banka, në çdo mënyrë dhe në përputhje me Legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë, mbledh dhe përpunon informacione dhe të dhëna personale edhe në zbatimi të Standardit të Raportimit të Përbashkët (CRS), pra sipas standardit të shkëmbimit automatik të detyrueshëm (BE) të Këshillit 2014/107 / BE, datë 9 dhjetor 2014 për ndryshimin e Direktivës 2011/16/BE për shkëmbimin e detyrueshëm automatik të informacionit në fushën e tatimeve.
Me qëllim zbatimin e sa më sipër, Banka, si titullar mbledhjes së të dhënave personale, do të informojë Klientin paraprakisht mbi identitetin e titullarit të mbledhjes së të dhënave personale, qëllimin e përpunimit të informacionit dhe të dhënave, të drejtën e klientit për të aksesuar informacionin si dhe mbi të drejtën e tij për të korrigjuar informacionin dhe të dhënat që i referohen Klientit, marrësve dhe/ose përpunuesve të informacionit dhe të dhënave personale, në fillim të mbledhjes dhe përpunimit të informacionit dhe të dhënave të caktuara personale për një qëllim të posaçëm dhe nëse kjo është një dhënie vullnetare ose e detyrueshme e të dhënave si dhe për çdo pasojë të mundshme nëse ky informacion ose këto të dhëna nuk jepen. 
Banka përpunon të dhënat personale të një Klienti për qëllimin për të cilin Klienti ka dhënë pëlqimin dhe / ose me qëllim nënshkrimin dhe / ose zbatimin e kontratës ku Klienti është palë dhe / ose në rastet e përcaktuara në bazë të ligjit dhe / ose me qëllim përmbushjen dhe zbatimin e detyrimeve ligjore ose kontraktuale të Bankës dhe anëtarëve të grupit të institucioneve të kredisë në të cilin Banka bën pjesë në vend dhe jashtë dhe / ose nëse Klienti ka publikuar informacionin dhe në raste të tjera të përcaktuara në bazë të ligjit, për të cilat Klienti do të informohet në bazë të rregullores për mbrojtjen e të dhënave personale. Banka, në cilësinë e titullarit të mbledhjes së informacionit dhe të dhënave personale, mbledh, përpunon ose transmeton të dhënat personale të klientëve në përputhje me ligjin shqiptar nr. 9887, datë 10/03/2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale. Në përputhje me ligjin e sipërpërmendur, Banka informon Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit në Shqipëri" për çdo përpunim të ri të të dhënave personale të klientëve.
Sipas parimit të kontraktimit të lirë dhe rregullimit të marrëdhënieve të detyrueshme, si dhe në bazë të detyrimeve ligjore të Bankës dhe anëtarëve të grupit të institucionit të kredisë, pjesë e të cili është dhe Banka, Banka rezervon të drejtën të refuzojë krijimin dhe vendosjen e një bashkëpunimi biznesi dhe / ose kontraktimin e një shërbimi të ri bankar ose financiar nëse Klienti nuk pranon dhe dakordëson përpunimin e të dhënat personale të tij.