Njoftim i Rëndësishëm!
I nderuar klient,
Në kuadër të zhvillimeve të fundit rregullatore nga Banka e Shqipërisë në lidhje me “Përmirësimin e Sistemeve të Pagesave, me adoptimin e standardeve SEPA për pagesat brenda vendit dhe ne përputhje me standardin SWIFT ISO 20022 për pagesat ndërkombëtare”, dëshirojmë t’ju informojmë se ështe planifikuar të kryhet një mirëmbajtje teknike e sistemeve tona bankare për të mbështetur këto përmirësime.
Ju bëjmë me dije se, për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar, platformat tona Bankare Dixhitale do të jenë të padisponueshme përkohësisht nga dita e premte, 12 shtator, ora 14:00 deri të shtunën, 13 shtator, ora 01:00 e mëngjesit.
Gjithashtu, përdorimi i kartave do të jetë perkohësisht i padisponueshëm ditën e premte, 12 shtator, nga ora 19:30 deri në 21:30.
Pas përfundimit të mirëmbajtjes, të gjitha shërbimet do të rikthehen plotësisht në funksion.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Me respekt,
Intesa Sanpaolo Bank Albania