Prokurimet dhe Blerjet
Një mundësi për të gjithë
Prokurimi i Intesa Sanpaolo Bank Albania është i hapur për një gamë të gjerë furnitorësh. Ne u japim mundësinë të gjithe atyre që nuk janë ende partner biznesi dhe kanë dëshirën të punojnë me Intesa Sanpaolo Bank Albania në të ardhmen. Për ata ekzistues, është një sfidë që të vazhdojnë të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dhe produkteve, në mënyrë që të jenë një partner i vlefshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania në të ardhmen. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka pritshmërinë që partnerët të jenë fleksibël, proaktivë dhe të kenë një qasje miqësore dhe me eficencë të lartë.
Ndershmëri dhe Transparencë
Qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, Intesa Sanpaolo Bank Albania nuk pranon ose kërkon asnjëherë dhurata, komisione, para, transferta, ture, pjesëmarrje në aktivitete rekreative dhe argëtuese ose objekte që mund të quhen si korrupsion. Punonjësit e Intesa Sanpaolo Bank Albania nuk kanë interes material direkt ose jo me furnitorët. Intesa Sanpaolo Bank Albania e quan transparencën dhe ndershmërinë si vlerat parësore në procesin e tenderit.
Bashkëpunim Afatgjatë
Intesa Sanpaolo Bank Albania është e interesuar në ndërtimin e marrëdhënieve jetëgjata të biznesit të bazuara në çmimet e hapura në mënyrë që të arrijë kushtet më të favorshme të furnizimit.
Të rëndësishme
POLITIKA PER SINJALIZIMIN E SHKELJEVE
MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE
Intesa Sanpaolo Bank Albania sh. a. si operator me anë të kësaj, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, jep informacion mbi përpunimin e të dhënave personale.
REGJISTRIMI I FURNITOREVE
Merrni një shans dhe regjistrohuni për të qenë pjesë e bazës së të dhënave për furnitorët potencialë të Intesa Sanpaolo Bank Albania nëpërmjet plotësimit të Formularit të Regjistrimit të Furnitorëve (Shkarko më poshtë në Excel) dhe dërgojeni me e-mail në: procurement@intesasanpaolobank.al
Formulari i Regjistrimit të Furnitorëve
procurement@intesasanpaolobank.al
Informacion
Intesa Sanpaolo Bank Albania sh. a. është e autorizuar të procesojë të dhënat personale të furnitorëve dhe punonjësve të tyre të dërguara nga furnitorët, edhe pa pëlqimin e qartë të personit.