Çfarë është një cookie?
Cookies janë skedarë tekstesh të vogla që vendosen dhe ruhen në kompjuterin, celularin tuaj - ose në çdo pajisje tjetër të dizejnuar për të hyrë në internet kur vizitoni një faqe interneti.
Cookies mund të lejojnë një faqe të internetit t’ju njohë, të hyni kur vizitoni një faqe të caktuar, të krijoni një lidhje të sigurt në një faqe interneti dhe të përmirësoni përvojën tuaj të përdoruesit duke përmirësuar komoditetin tuaj të kërkimit dhe duke përshtatur përmbajtjen e një faqeje me fushat tuaja të interesit.
Informacioni i ruajtur nga Cookies, gjatë një periudhe të kufizuar kohore, mund të jetë i njëjtë me faqe të veçanta interneti që keni vizituar më parë në pajisjen tuaj celular, me reklamat që keni klikuar, llojin e motorit të kërkimit që përdorni dhe informacionin që keni dhënë në një faqe interneti ose me adresën tuaj IP.
ÇFARE LLOJESH COOKIES PERDOREN NGA INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA DHE PER ÇFARE QELLIMESH?
1. “Session Cookies” – Cookie të Kohës së Qëndrimit
Këto Cookies sigurojnë funksionimin e faqes sonë të internetit, prandaj përdorimi i tyre është i nevojshëm për t'ju mundësuar shfletimin në faqen tonë të internetit. Këto cookies do të fshihen automatikisht nga kompjuteri juaj pas përfundimit të vizitës ose mbylljes së motorit tuaj të kërkimit.
2. “Analytical Cookies” – Cookie Analitike
Analytical Cookies synojnë të mbledhin statistika të përdorimit të faqes së internetit pa identifikuar personalisht vizitorët dhe përdoren për të përshtatur faqen tonë të internetit me kërkesat e tyre.
Ne llogarisim numrin e vizitave, numrin e faqeve të shikuara, aktivitetin e tyre në faqen tonë të internetit (p.sh faqet dhe titujt e vizituara më shpesh) dhe sa shpesh vizitorët kthehen.
Software-i Contentsquare mund të prodhojë video si vizitorët shfletojnë në faqen e internetit, në mënyrë anonime - duke përfshirë edhe çfarë ata shohin në intesasanpaolobank.al, dhe për të ndjekur lëvizjet e mausit. Kjo na ndihmon për të kuptuar sjelljen e vizitorëve dhe për të përmirësuar mënyrën e përdorimit të faqes sonë të internetit.
Për të matur sjelljen e përdoruesit, ne përdorim Google Analytics dhe Contentsquare Cookies. Për të mësuar më shumë rreth Cookies të Google Analytics, ne ju ftojmë të viziton këtë link.
Më shumë informacion lidhur me Contentsquare Cookies mund ti gjeni Info këtu.
3. “Tracking and advertising Cookies” – Cookie gjurmimi dhe reklamimi
Këto Cookies na lejojnë të kuptojmë më mirë interesat tuaja (domethënë duke kuptuar aktivitetin tuaj gjatë shfletimit në faqen tonë të internetit) dhe duke ju shfaqur reklama të personalizuara të përshtatura me fushat tuaja të interesit.
Përdorimi i këtyre Cookies bazohet në pëlqimin tuaj paraprak. Refuzimi i këtyre cookies nuk ka ndikim në përdorimin e faqes sonë.
Cookies dërguar nga palët e treta (Google AdWords, Facebook) janë përdorur për qëllimin e mësipërm. Këto Cookies lejojnë palët e treta të gjenerojnë statistika dhe të ofrojnë reklama specifike kur ju shfletoni në faqe të tjera interneti. Përdorimi i këtyre Cookies është subjekt i politikave të privatësisë të palëve të treta.
- Ju mund të gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me Google Advertising Cookies këtu. Për të bërë ose për të ndryshuar zgjedhjen tuaj në lidhje me reklamat e personalizuara të Google, ndiqni udhëzimin e Google Ads Preferences Manager.
- Ju mund të gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me Facebook advertising cookies këtu.
Reklamat për faqen tonë mund të shfaqen në hapësirën reklamuese të faqeve të palëve të treta. Këto reklama të cilat shfaqen janë nga partnerët e Intesa Sanpaolo Bank Albania. Këta partnerë kontrollojnë Cookies e dërguara nga këto hapësira reklamuese.
ZGJEDHJA JUAJ NE RESPEKTIMIN E COOKIES
Ju gjithmonë do të jeni në gjendje të bllokoni Cookies në zgjidhjet teknike të motorit të kërkimit tuaj. Ju mund gjithashtu, në varësi të llojit të motorit të kërkimit që keni, të konfiguroni “Zgjidhjet teknike” tuaja për të bllokuar disa lloje Cookie ose për t’ju njoftuar çdo herë që një Cookie do të ruhet në kompjuterin tuaj, kështu që ju më pas mund ta pranoni ose ta refuzoni atë. Për detaje mbi atë se çfarë ofron motori i kërkimit dhe si ta konfiguroni atë sipas zgjedhjes tuaj, shkoni në menunë "Zgjidhje teknike" ose në një seksion tjetër të dedikuar tek motori juaj i kërkimit.
Për shembull:
• Microsoft Internet Explorer
• Mozilla Firefox
• Chrome
• Opera
• Safari (for mobile devices)
Në varësi të motori të kërkimit tuaj, gjithashtu mund të aktivizoni modalitetin e shfletimit privat ose të zgjidhni “Do Not Track” në “Settings” (Zgjidhje teknike) të motorit (browser) tuaj.
Ju lutemi vini re se disa Cookies të caktuara kanë për qëllim përmirësimin e përvojës tuaj në shfletim në faqen tonë dhe të tjerët ju lejojnë të hyni në disa zona të sigurta (si psh. Llogarinë tuaj bankare të Intesa Sanpaolo Bank Albania Digital Banking). Nëse vendosni për të bllokuar të gjitha Cookies nga “Zgjidhjet teknike” të motorit të kërkimit tuaj të internetit, ju do të vazhdoni të jeni në gjendje të vizitoni faqet tona por nuk do të keni më qasje në asnjë nga faqet e siguruara. Ju gjithashtu mund të ndesheni me vonesa gjatë shfletimit të faqeve të hapura për të gjithë (publike).
Ju lutemi vini re se në rast se kompjuteri juaj është përdorur nga më shumë se një person ose ka shumë motorë kërkimi në internet, është e mundur që disa nga zgjedhjet tuaja në lidhje me Cookies mund të mos jenë të përhershme, sepse ju jeni duke përdorur një motor kërkimi tjetër ose një palë e tretë ka ndryshuar “zgjidhjet teknike” të motorit tuaj të kërkimit. Ne nuk jemi në gjendje të parandalojmë këta faktorë të jashtëm dhe prandaj nuk mund të garantojmë qëndrueshmërinë e zgjedhjeve që bëni.
Ju lutemi vini re gjithashtu, që parandalimi i përdorimit të Cookies në kompjuterin tuaj nuk eliminon reklamat e shfaqura rreth përmbajtjeve që ju konsultoheni online. Refuzimi juaj vetëm bllokon përshtatjen e këtyre reklamave në interesin tuaj si rrjedhojë e aktivitetit tuaj të shfletimit.