Avantazhet & Përfitimet
Paradhenie bankare
Për lehtësinë tënde, së bashku me Mastercard Gold, banka të ofron një paradhënie bankare. Ti do t’a përfitosh këtë shërbim me marrjen e kartës Mastercard Gold. Nëse ke nevojë për një shumë më të madhe paradhënieje, ju lutemi kontaktoni me punonjësit e Shërbimit me Klientët ose telefono në numrat në fund.
Përdorimi i Kartës
- Ju mund të përdorni kartën tuaj Mastercard Gold për blerje në dyqane, supermarkete, restorante, agjensi udhëtimi, dhe kudo ku shfaqet logoja Mastercard.
- Karta gjithashtu mund të përdoret për rezervime hoteli, bileta avioni, marrjen e makinave me qira, blerje në Internet, e për shumë shërbime të tjera.
- Ju mund të tërhiqni të holla nga çdo ATM ku shfaqet logoja Mastercard si në Shqipëri apo jashtë saj. Ato janë në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.