Eja të punosh në Intesa Sanpaolo Bank Albania
Ndër vite Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. i ka konsideruar Punonjësit si pulsin e korporatës të cilët përballen çdo ditë me aktivitetet e biznesit dhe sjellin risi. Ata janë burimi themeltar i rritjes së bankës duke shpalosur vlerat e përbashkëta të etikës së Grupit duke siguruar konsumatorët me produktet dhe shërbimet më të mira në treg dhe duke përmbushur detyrat e caktuara në mbështetje të objektivave strategjike të kompanisë në aspektin e gjenerimit te vlerave sociale, ekonomike dhe tregtare. Banka nga ana e saj menaxhon biznesin dhe frymëzon punonjësit.
Zhvillimi i punonjësve të bankës dhe krijimi i ndjenjës së përkatësisë është qasja e strategjive të Burimeve Njerëzore në këto vite, për të gjetur mënyra të motivimit dhe mbajtjes së punonjësve, pasurimin e aftësive dhe kompetencave profesionale duke vazhduar të investojë vazhdimisht në trajnime. Ne mendojmë se rritja dhe zgjerimi i njohurive dhe aftësive janë vlera shtesë dhe qëllime të domosdoshme për arritjen e metodologjisë sonë në biznes.
Intesa Sanpaolo Bank Albania
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Rruga: Ismail Qemali, Nr.27, Tiranë
E-mail: recruiting@intesasanpaolobank.al
Njoftim
Thirrje e hapur nga Intesa Sanpaolo Bank Albania për:
Agjent për Digital Branch
Aplikimet duhet të dërgohen deri në datën 16 dhjetor 2024.
Njoftim
Thirrje e hapur nga Intesa Sanpaolo Bank Albania për:
Arkëtar/e për në Degën Gjirokastër (Suport edhe për Degën Sarandë)
Aplikimet duhet të dërgohen deri në datën 16 dhjetor 2024.