Avantazhe & Përfitime
Termat e Kredisë
- Maturimi deri në 15 vjet për kredi për investime
- Maturimi deri në 4 vjet për kredi për kapital pune
- Valuta në LEK & EUR
- Norma e interesit është fikse
- Komisioni i administrimit tërësisht FALAS
- Garancia: Prona e Paluajtshme, toka (përfshirë tokën bujqësore).
Karakteristikat e Kredisë
- Apliko për financim afatgjatë, për projektet e investimeve që nuk mund të kryhen vetëm me kapital. Kredia mund të përdoret për rritje të biznesit ose nisjen e një projekti të ri.
- Qëllimi i kredisë – Banka ofron kredinë për një qëllim të caktuar që lidhet me financimin e investimeve, prokurimin e ndonjë aktivi thelbësor nga ana e sipërmarrësit për zhvillimin e aktivitetit të biznesit të tij.
- Banka nuk ofron kredi për biznese të cilat vënë në rrezik rendin publik, parimet morale dhe mjedisin.
- Kredia duke përfshirë interesat dhe komisionet duhet të mbulohet mjaftueshmërisht nga kolaterali.
- Kolaterali që kërkon banka:
- Pasuri të paluajtshme
- Depozitë të bllokuar në bankë
- Kushte shtesë mund të kërkohen në varësi të natyrës së veprimit, njohurisë dhe vlefshmërisë së dhënies së kredisë sipërmarrësit (p.sh. akt noterial si garanci për rrezikun e aktiveve).
Dokumentacioni
- Dokumentet ligjore të veprimtarisë së biznesit
- Pasqyrat financiare të 3 viteve të fundit
- Dokumentet e Planit të Investimit
- Dokumentet e kolateralit
- Nxjerrje Pasqyre Llogarie nga bankat ku ka kredi për periudhën e 12 muajve të fundit
- Klauzolë Pëlqimi Paraprak të firmosur nga subjekti, për të kontrolluar në rregjistrin e kredive të Bankës së Shqipërisë.
Normat e interesit në EUR
- Norma fikse interesi për 2 vitet e para 4%
- Periudha e mbetur Euribor 1 vjeçare + 2.5%
- NMI (norma më e ulët e interesit) 5%
Normat e interesit në LEK
- Norma fikse interesi për 2 vitet e para 5%
- Periudha e mbetur Bono Thesari 1 vjeçare + 3%
- NMI (norma më e ulët e interesit) 6.5%