Pse duhet të zgjedhësh Software Token?
• Siguri e Avancuar: Enkriptim i teknologjisë më të fundit për një mbrojtje më të mirë.
• Lehtësi: I thjeshtë për t'u përdorur.
• Përshtatshmëri: I përshtatshëm me platforma dhe aplikacione të ndryshme.
• Leverdi: Alternativa më e arsyeshme kundrejt tokenave fizikë.
Karakteristikat Kryesore
Identifikimi me dy faktorë (2FA)
Fjalëkalim njëpërdorimësh me kohëzgjatje të caktuar
Përshtatje me platforma të ndryshme
Si Funksionon:
Shkarko: Aplikacionin Business #withKEY që gjendet në Play Store ose App store.
Regjistrohu: Pas marrjes së Kredencialeve të shërbimit të Internet Banking duke ndjekur udhëzimet e dhëna, kliko 'Skano kredencialet për të aktivizuar Soft Token në aplikacionin tënd Business #withKEY. Ndiq hapat për të vendosur dhe rikonfirmuar PIN-in.
OTP: Kliko këtë opsion për të gjeneruar kodet njëpërdorimëshe për të hyrë në Internet Banking.
Transaksione të Sigurta: Kliko këtë opsion që të skanosh kodin QR për të autorizuar pagesa specifike në Internet Banking.
Si të hysh?
Shënim
Ndërkohë që Soft Token rrit sigurinë, duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm dhe të mos i ndash kredencialet me askënd, përfshirë anëtarët e familjes apo personelin e bankës.