Avantazhet
Çfarë është programi "Të rinjtë në biznes"?
Kreditë për sipërmarrësit e rinj bazohen në një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila synon të promovojë dhe mbështesë sipërmarrjen e sipërmarrësve të rinj deri në moshën 35 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky program synon:
• Rritjen e aksesit të sipërmarrësve të rinj në financa dhe aftësi për t'i ndihmuar ata të nisin biznesin e tyre apo dhe zhvilluar më tej atë.
• Promovimi i sipërmarrjes së të rinjve dhe pjesëmarrjes së të rinjve në ekonomi për t'i hapur rrugën një brezi të ri biznesesh.
• Kombinimi i mjeteve financiare dhe jo-financiare për të forcuar potencialin e rritjes së sipërmarrësve të rinj dhe për t'i bërë ata klientë bankar tërheqës.
Përse të zgjedhësh këtë produkt?
• Jep mundësi rritje biznesi për të rinjtë.
• Deri në 20,000 Euro nuk kërkohet kolateral. Për kredi mbi këtë shumë, sërish do të ketë lehtësira në kërkesat e bankës për mbulimin me kolateral.
• Periudhë e shpejtë aprovimi.
• Periudhë mospagimi deri në 12 muaj.
• Çmime preferenciale.
Kredi për Investime
Për të financuar zgjerimin ose përmirësimin e një aktiviteti biznesi ose për të filluar një projekt të ri biznesi. Kjo kredi mund të mbulojë shpenzimet kapitale, blerjen, zhvillimin e pronës, përmirësimin e teknologjisë. Shuma maksimale deri në 100.000 Euro, me afat deri në 10 vite.
Kapital Qarkullues
Financimi i nevojave operacionale të biznesit të kualifikuar në lidhje me rritjen e aktivitetit të tyre. Shuma maksimale 50.000 Euro, me afat deri në 4 vite.
Paradhënie Bankare (Overdraft)
Përmirësimi i likuiditetit të klientit, financimi i kapitalit qarkullues të përkohshëm, për investimin/et e kryera. Shuma maksimale 50.000 Euro, me afat deri në 10 vite në 12 muaj.