Avantazhe & Përfitime
Termat e Kredisë
- Shuma deri në 500,000 EUR
- Maturimi deri në 15 vjet
- Valuta në Lek & EUR
- Norma e interesit është e ndryshueshme dhe në varësi me llojin e kolateralit
- Plani për shlyerjen e huasë është fleksibël ,në varësi të planit të investimeve
- Garancia: Prona e Paluajtshme, toka (përfshirë tokën bujqësore)
Karakteristikat e Kredisë së Biznesit për Investim
- Apliko për financim afatgjatë, për projektet e investimeve që nuk mund të kryhen vetëm me kapital. Kredia mund të përdoret për rritje të biznesit ose nisjen e një projekti të ri.
- Qëllimi i kredisë – Banka ofron kredinë për një qëllim të caktuar që lidhet me financimin e investimeve, prokurimin e ndonjë aktivi thelbësor nga ana e sipërmarrësit për zhvillimin e aktivitetit të biznesit të tij.
- Banka nuk ofron kredi për biznese të cilat vënë në rrezik rendin publik, parimet morale dhe mjedisin.
- Kredia duke përfshirë interesat dhe komisionet duhet të mbulohet mjaftueshmërisht nga kolaterali.
- Kolaterali që kërkon banka:
- Pasuri të paluajtshme
- Depozitë të bllokuar në bankë
- Kushte shtesë mund të kërkohen në varësi të natyrës së veprimit, njohurisë dhe vlefshmërisë së dhënies së kredisë sipërmarrësit (p.sh. akt noterial si garanci për rrezikun e aktiveve).
Dokumentacioni
- Dokumentet ligjore të veprimtarisë së biznesit
- Pasqyrat financiare të 3 viteve të fundit
- Dokumentet e Planit të Investimit
- Dokumentet e kolateralit
- Nxjerrje Pasqyre Llogarie nga bankat ku ka kredi për periudhën e 12 muajve të fundit
- Klauzolë Pëlqimi Paraprak të firmosur nga subjekti, për të kontrolluar në rregjistrin e kredive të Bankës së Shqipërisë.