Avantazhet e Transport Leasing
Qira Financiare
Qira financiare për Automjete Transporti – Kamionë, Rimorkjo & të gjithë automjetet e tjerë me rrota.
Kjo kategori përfshin të gjithë ato automjete që mund të drejtohen me Leje Drejtimi të tipit C, D, E & F, që përdoren për transportin e mallrave apo njerëzve.
Pesha e automjeteve është mbi 7,500 kg.
- Afati i Qirasë Financiare 24 deri në 84 muaj
- Kolateral / Bashkë-qiramarrës / Garantor Nuk kërkohet
- Lloji i sigurimit CASCO & TPL
- Monedha LEK & EUR
Mëso më shumë rreth Transport Leasing
Ruaj kapitalin qarkullues ose investo në mundësi të tjera.
Biznesi fiton duke përdorur asetin – jo duke e zotëruar atë: Në krahasim me operacionet e rregullta të qirasë, pas përfundimit të afatit të qirasë, aseti bëhet pronë e qiramarrësit.
Çmimi simbolik i blerjes: Qiramarrësi merr pronësinë e asetit pas përfundimit të afatit të qirasë pa ndonjë pagese shtesë, vetëm 1 EUR.
Ne ofrojmë shërbime konsulence duke minimizuar rrezikun e blerjes dhe, nëse është e nevojshme, ofrojmë instrumente të përshtatshme pagese.
Avantazhe fiskale: Gjatë gjithë periudhës së Qirasë Financiare, aktivet mbarten & amortizohen në bilancin e shoqërisë. Përmirëson raportet e bilancit duke mbajtur asetin & detyrimin e qirasë.