• No Suggestions Result

Online Banking

Veprimet e përditshme bankare, me ne, janë më të thjeshta, më të sigurta & më të shpejta!

Shijo thjeshtësinë në kryerjen e veprimeve bankare

Kudo, në çdo kohë

Kryej veprimet bankare në kohën e përshtatshme për ty

I sigurtë

Login dhe autorizim veprimesh përmes çelësit të sigurisë

I thjeshtë dhe i shpejtë

Administro financat e tua thjesht dhe shpejt

Internet Banking

Përdor lehtësisht Internet banking pa qenë nevoja e instalimit të ndonjë programi tjetër në kompjuterin tënd.

  • Konsulto gjendjen e llogarisë(ve) në çdo kohë dhe drejtpërdrejt në faqen kryesore.
  • Transfero fonde (brenda dhe jashtë) lehtësisht dhe regjistro përfituesit për të shmangur vendosjen manuale të të dhënave për çdo transfertë.
  • Kurse kohën duke kryer pagesat e telefonit, taksave, sigurimeve shoqërore apo çdo faturë tjetër nga komoditeti i zyrës.
  • Kontrollo pagesat e kryera dhe detajet e transaksioneve atëherë kur dëshiron.
  • Nivelet e autorizimit të garantojnë në çdo moment kontrollin që të nevojitet.

 

Mobile Banking

Një aplikacion për të lehtësuar veprimet e tua financiare të përditshme

  • Aktivizo aksesin e shpejtë per të hyrë në aplikacion pa qenë nevoja të përdorësh çelësin e sigurisë.
  • Verifiko situatën financiare në çdo moment dhe kudo që ndodhesh.
  • Autorizo transaksionet edhe kur je duke udhëtuar.

Pagesat e e-faturave në Internet Banking

Për pagesat e e-faturave që do të kryhen brenda Bankës dhe brenda vendit, në menutë përkatëse të pagesës “Brenda Bankës”, “Pagesa jashtë Banke”, “Pagesë Fature Utilitare”, pas plotësimit të të gjitha detajeve të pagesës në seksionin “Detaje të Tjera” duhet gjithashtu të specifikohet nëse pagesa është: pagesë standarte apo pagesë e-fature.

Në rastin e pagesës së një fature të fiskalizuar me përzgjedhjen e opsionit “Single e-invoice payment (Pagesë e-fature)” do të duhet të vendoset njëkohësisht në fushën “ID e sistemit të jashtëm” edhe kodin NIVF”. Të gjitha pagesat e kësaj natyre, do të ekzekutohen vetëm në rast se (përveç verifikimeve të tjera standarde) nuk do të rezultojnë gabime validimi në kodin NIVF të hedhur në fushën e dedikuar.

Për pagesat e faturave të fiskalizuara mund të përdorni  dhe funksionin “Bulk e-Invoice” nga menu “Pagesa Brenda Bankës” , “Pagesa jashtë Banke”, “Pagesë Fature Utilitare”.
Duke klikuar në shtojcat më poshtë mund të shkarkohen shembuj të gatshëm në format CSV dhe TXT:

Shtojca 1 Shtojca 2 Shtojca 3 Shtojca 4

 

 

Për udhëzime të detajuara mbi përdorimin e platformës Internet Banking për pagesat e faturave të fiskalizuara, ju lutem referoju “Manuali përdorimi - Internet Banking” që gjendet më poshtë.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0