Avantazhe & Përfitime
Më shumë
Intesa Sanpaolo Bank Albania nënshkruan një marrëveshje me klientët korporatë për kalimin e pagave të punonjësve në llogari bankare individuale. Pagesa mund të ekzekutohet në Bankë ose nëpërmjet Internet Banking. Në bankë kjo pagesë ekzekutohet automatikisht me anë të përdorimit të floppy disc dhe regjistrimin e të dhënave në sistemin bankar. Përveç ofrimit te llogarisë së pagës për punonjësit e këtyre klientëve, banka ofron dhe një gamë të gjerë shërbimesh. Ky shërbim ofrohet falas për kompaninë.