Avantazhe & Përfitime
Letër Kredi (LC)
Çdo angazhim, sido që të emërtohet apo të përshkruhet, e cila është e pakthyeshme dhe që përbën një angazhim të marrë nga Banka lëshuese për ta respektuar atë kundrejt një prezantimi të rregullt.
Standby Letër Kredi (SBLC)
Një marrëveshje e parevokueshme që parashikon pagesën në rast mospagimi të aplikantit.
Garanci Bankare (BG)
Çdo angazhim i nënshkruar sido që të emërtohet apo të përshkruhet, i cili parashikon pagesën me paraqitjen e një kërkese të rregullt.
Dokumenta për Arkëtim (DC)
Trajtimi nga banka të dokumentave në përputhje me udhëzimet e marra, në mënyrë që:
- Të merret pagesa dhe/ose pranimin;
- Dokumentet të dorëzohen kundrejt pagesës dhe/ose pranimit;
- Dokumentet të dorëzohen kundrejt Termave dhe Kushteve të tjera.
Mëso më shumë
- Instrumentet e Financës Tregtare ndihmojnë në reduktimin e riskut që lidhet me tregtinë globale duke rakorduar nevojat e ndryshme të eksportuesve dhe importuesve.
- Për bizneset që operojnë në tregtinë ndërkombëtare, zgjidhjet e Financës Tregtare janë pjesë përbërëse e suksesit brenda tregut global.
Avantazhet për Përfituesin
- Sigurimi i Pagesës - pagesa është e siguruar për sa kohë që ju respektoni termat dhe kushtet e LC/SBLC/BG;
- Menaxhimi i Parave - ndihmon shitësit të menaxhojnë fluksin e tyre të parasë;
- Transferimi i Riskut - risku transferohet nga blerësi te banka lëshuese, e cila është e detyruar të paguajë edhe nëse blerësi falimenton.
Avantazhet për Aplikuesin
- Konfirmim i aftësisë paguese - ndihmon blerësit të provojnë aftësinë e tyre paguese;
- Mbështetje nga Banka lëshuese - përgjegjësitë financiare të blerësit merren përsipër nga Banka lëshuese;
- Biznes Ndërkombëtar - Mund të rrisësh ndjeshëm aftësinë tënde për të bërë biznes me kompani jashtë Shqipërisë duke forcuar marrëdhënien me furnitorët;
- Rritje e Kontrollit dhe Monitorimit - Ti mund të ndërmarrësh masa mbrojtëse në instrument, duke përfshirë inspektimin e mallrave dhe kontrollin e cilësisë, si dhe të caktosh kohën e prodhimit dhe dorëzimit.
- Përgatitja e draftit Pa pagesë
- Ekspertizë konsulence Pa pagesë
- Kosto të tjera të Bankës sipas rastit
Kontakt
Për pyetje të mëtejshme kontakto në adresën e mëposhtme të emailit:
tradefinance@intesasanpaolobank.al