Njoftim i Rëndësishëm!
I nderuar Klient!
Si pjesë e angazhimit tonë për t’ju ofruar një shërbim bankar më efikas dhe inovator, dëshirojmë t’ju informojmë se Intesa Sanpaolo Bank Albania po vijon përmirësimin e platformave dhe kanaleve të saj dixhitale.
Këto përmirësime janë planifikuar të ndodhin nga data 09 nëntor 2024, ora 05:00 deri në datën 10 nëntor 2024, ora 02:50.
Gjatë periudhës së përmirësimit do të ketë:
- Ndërprerje të Shërbimeve Bankare Dixhitale për klientët Individë dhe Klientët e Biznesit përgatitë të gjithë periudhës së lartpërmendur;
- Ndërprerje të përkohshme të përdorimit të Kartave të Debitit/Kreditit, përgatitë ditës së shtunë, data 09 nëntor ora 05:20 – 06:20 dhe ditës së Dielë, data 10 nëntor ora 01:00 – 02:50.
Për çdo pyetje që mund të keni, jeni të lutur të kontaktoni Degën tonë Dixhitale në:
- Numër telefoni: +355 4 2276000
e cila do të jetë e disponueshme ditën e premte dhe të shtunë nga ora 08:00 - 20:00.
Ndërsa ne po punojmë për zbatimin e shpejtë të këtyre përmirësimeve, ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin tuaj.
Intesa Sanpaolo Bank Albania