Avantazhe & Përfitime
VISA Inspire
Karta e pagesës ndërkombëtare Visa Inspire është një kartë pagese debiti, e cila i ofrohet çdo klienti që ka një llogari rrjedhëse në bankën tonë.
Mund të kryesh pagesa për mallra dhe shërbime ose tërheqje parash nga bankomatet - ATM dhe shumë veprime të tjera.
Çfarë të inspiron?
Disa njerëz janë gjithmonë duke kërkuar frymëzim dhe e gjejnë atë rreth tyre. Për këta njerëz Intesa Sanpaolo Bank Albania ka krijuar Inspire (Frymëzimin), kartën e debitit, e cila të shoqëron kudo të çon frymëzimi yt.
Karta VISA Inspire është me ty kudo që dëshiron dhe ndodhesh, me seriozitetin e një prej grupeve kryesore ndërkombëtare bankare: Intesa Sanpaolo. Përdore Kartën Inspire për blerje në të gjithë botën dhe për tërheqje parash pa komision në bankat që janë pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo në Itali, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Slovaki, Sloveni, Rumani, Hungari, Egjipt, Ukrainë, Rusi.
- Tërheqje Cash në ATM të Intesa Sanpaolo Bank Albania ZERO Komision
- Tërheqje Cash në ATM jo të Intesa Sanpaolo Bank Albania 200 LEK
- Tërheqje Cash në ATM të grupit Intesa Sanpaolo jashtë Shqipërisë ZERO Komision
- Komisioni mujor 150 LEK
Karakteristika të tjera
- Blerje në dyqane online brenda Shqipërisë- ZERO Komision
- Tërheqje Cash në ATM të bankave të tjera jashtë Shqipërisë - 2.5% e shumës
- Blerje në PoS jashtë Shqipërisë - 2.5% e shumës
- Blerje në PoS brenda Shqipërisë në PoS të çdo banke - ZERO Komision
- Zëvendësim karte / Lëshimi i një PIN të ri - 1000 LEK
- Zëvendësim karte pas skadence - Falas