Karakteristika kryesore
Shtëpia jote, rregullat e tua!
Imagjino një shtëpi të përshtatur tërësisht sipas dëshirave të tua! Një ambient i ngrohtë që të fal qetësi, arreduar sipas shijeve të tua dhe me detaje unike të krijuara nga prekja jote personale.
Kredia për shtëpi për të rinjtë të mundëson blerjen e shtëpisë tënde të parë me kushte shumë të favorshme.
Një kredi që mund të personalizohet tërësisht për ty.
Me normë interesi fikse ose normë interesi variabël, financim deri në 100% të vlerës së shtëpisë me afat deri në 30 vite dhe kushte lehtësuse për pagesat e kësteve mujore gjatë 3 viteve të para, blerja e shtëpisë tënde të parë bëhet edhe më e lehtë.
Kush e përfiton?
Të gjithë të rinjtë e moshës 20-35 vjeç që kanë të ardhura mujore të kanalizuara nëpërmjet sistemit bankar mund të aplikojnë për kredi për shtëpi për të rinjtë.
- Norma e Interesit 5.5% për të gjithë periudhën
- Afati maksimal 25 vite
- Shuma minimale e financimit 1,000,000 LEK ose 10,000 EUR
- Shuma maksimale e financimit 16,000,000 LEK ose 150,000 EUR
- Norma e Interesit Duke filluar nga 3% në LEK dhe 1.9% në EUR
- Afati maksimal 30 vite
- Shuma minimale e financimit 1,000,000 LEK ose 10,000 EUR
- Shuma maksimale e financimit 16,000,000 LEK ose 150,000 EUR
Normat e interesit variabël
Norma e Interesit (me bazë vjetore)në LEK |
3% për vitin e parë ose3.7% për 2 vitet e para ose4.5% për 3 vitet e para ose4.7% për 5 vitet e para;BTH 1V + 1.7%, NMI 3.8 % për vitet e tjera |
Norma e Interesit (me bazë vjetore)në EUR |
1.9% për vitin e parë ose4% për 3 vitet e para ose4.5% për 5 vitet e para;1Y Euribor + 3.7%, NMI 3.7% për vitet e tjera |