Përditësimet e platformës dixhitale!
Shiko shërbimet më të reja dhe inovative
Paguaj faturat lehtësisht!
Të menaxhosh faturat e tua nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë! Ne kemi krijuar partneritet me platformën më përfshirëse të pagesave dixhitale, EasyPay, për të sjellë një përvojë gjithmonë e më të mirë të pagesave!
Hyr brenda platformës dixhitale dhe kontrollo vetë të gjitha avantazhet, tani po rendisim më poshtë:
- me një klikim ose një prekje të lehtë në menu, hyn në të gjithë listën e ofruesve dhe paguan faturat e tua thjesht dhe me shpejtësi;
- sapo të zgjedhësh një ofrues, mund të paguash një ose më shumë fatura që vijnë prej tij;
- nëse nuk e ke bërë ende, regjistro ofruesin tënd duke ndjekur disa hapa të thjeshtë;
- në rast të një fature të re, mund ta regjistrosh atë direkt brenda platformës Digital Banking, thjesht duke vendosur të dhënat e tua të identifikimit: atëherë faturat e tua do të jenë gjithmonë të disponueshme në faqen «Faturat e mia».
Gjithçka tani është në dispozicion në platformën tënde kështu që ... fillo të paguash faturat lehtësisht!
#withSIGN
Ne kemi sjellë për ty disa funksionalitete të reja si: aplikim online për kredinë e shpejtë, kartën tënde të debitit dhe ofertat në distancë. Për të përdorur plotësisht përfitimet e platformës Digital Banking të përditësuar, fillimisht duhet të aktivizosh firmën tënde dixhitale #withSIGN. #withSIGN është firma jote dixhitale. Falë saj, ti mund të firmosësh kontratat online, pa patur nevojë të printosh dhe të sjellësh ndonjë dokument në degë.
Aktivizo këtë shërbim në “Settings”, pasi ky është një funksion i domosdoshëm për të marrë të gjitha shërbimet që prezantohen më poshtë: Aplikimi për Kartën e Debitit, Procesi i Kredisë së Shpejtë dhe Oferta në Distancë.
Apliko online për kartën e debitit!
Nëse je një klient që nuk e ka marrë akoma shërbimin Digital Banking, ose nëse nuk je klient ende, na kontakto dhe bashkohu me bankën tonë!
Aplikimi online për kartën e debitit është një proces hap pas hapi. Ndiq hapat:
- Përzgjedhja dhe konfigurimi: klienti zgjedh kartën që plotëson më mirë nevojat e tij dhe vendos të gjithë informacionin e kërkuar.
- Kontrata e kartës së debitit dhe dorëzimi: pasi përfundon procesi i konfigurimit, klienti firmos kontratën online dhe zgjedh degën e preferuar të dorëzimit.
Huawei APPGALLERY
Nëse nuk e ke bërë akoma, na kontakto për tu bërë klienti ynë, aktivizo shërbimin bankar dixhital dhe shkarko aplikacionin tonë celular, në dyqanin tënd të preferuar online:
- Google Play
- Apple Play
- Dhe nga tani edhe në: Huawei APPGALLERY