Depozita Standarde me afat
Avantazhe & Përfitime
Interesa fikse
Interesa fikse përgjatë të gjithë afatit të maturimit
Interesat më të mira
Përfito interesat më të mira
Mundësi për të thyer depozitën
Ti mund të thyesh depozitën përpara afatit të maturimit
Depozita me Afat
Depozita me Afat është një mënyrë investimi, sipas afateve të ndryshme që banka ofron, dhe sipas normave të interesit që banka publikon dhe ndryshon kohë pas kohe
Afatet që ofrohen për Depozitat me Afat janë kryesisht: 3 mujore, 6 mujore, 21 mujore, 1 vjeçare dhe 2 vjeçare (sipas specifikimeve në Tabelën e Normave të Interesit). Për raste të veçanta mund të pranohen dhe afate të ndryshme nga këto, por kjo do të ishte subjekt i marrëveshjeve individuale me klientin.
Banka paguan interes për sa kohë që Depozita qëndron në bankë sipas afatit të përcaktuar nga klienti.
Normat e interesit që banka publikon janë me bazë vjetore dhe llogariten sipas ditëve që i takojnë periudhës së zgjedhur nga klienti nga data e fillimit deri në datën e maturimit të depozitës. Gjatë periudhës së zgjedhur nga klienti, norma e interesit mbetet e njëjta edhe nëse normat në Tabelën e Normave të Interesit ndryshojnë.
Depozita me Afat është një formë kursimi dhe si e tillë nuk parashikohet të përdoret për të kryer pagesa. Nëse do të dëshirosh të kryeni pagesa do t’ju sygjeronim që perveç Depozitës me Afat të hapni edhe një Llogari Rrjedhëse.
Ti mund të depozitosh fonde në çdo moment, por ato do t’i shtohen Depozitës tuaj ekzistuese vetëm në datën e saj të maturimit. Nëse dëshiron të depozitoni në çdo moment pa asnjë kufizim, ne do t’ju sugjeronim Llogarinë e Kursimeve.
Në çdo moment, ju mund të pajiseni me një printim të gjendjes tuaj totale në bankë, si dhe për çdo llogari depozite të re do të pajiseni me një kontratë. Gjithashtu, Banka ofron mundësinë e shikimit të gjëndjes së llogarisë suaj nga interneti nëpërmjet shërbimit – Internet Banking.
Asgjë më shumë sesa një dokument identifikimi, si pasaportë të vlefshme, letërnjoftim, apo çertifikatë me fotografi (lëshuar në 3 muajt e fundit).
për Depozitat
*Interesi i Depozites aplikohet me baza vjetore; numri i ditëve/365
Të gjitha depozitat e qytetarëve në Bankën tonë janë të siguruara sipas ligjit “Për Sigurimin e Depozitave” më datë dt. 22.05.2014, Ligji Nr. 53/2014. Depozita në Bankë sigurohet deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al
Ky është një publikim reklamues. Për kushtet e plota të punës vizitoni cilëndo prej degëve tona, klikoni website të Bankës ose telefononi shërbimin Call Center.