Depozito para pranë ATM-ve tona!
Rrjeti ATM me depozitim
Për më shumë informacion rreth ATM-ve që ofrojnë shërbimin e depozitimit kliko në link më poshtë:
Depozito
Ti mund të depozitosh para në llogarinë tënde rrjedhëse të lidhur me kartën e debitit në mënyrë që të kryesh pagesa në POS-e (pika shitjeje) dhe/ose online.
Gjithashtu, ti mund të depozitosh para në llogarinë tënde rrjedhëse për të kryer pagesa të ndryshme nëpërmjet aplikacionit dixhital, Digital Banking, si për shembull shlyerjen e kësteve të kredisë ose pagesën e detyrimit të kartës së kreditit.
Çfarë hapash duhet të ndjek për të kryer depozitimin në ATM-të e Intesa Sanpaolo Bank Albania?
Për të depozituar ndiq hapat e mëposhtëm:
- Vendos kartën e debitit;
- Zgjidh gjuhën e veprimit;
- Vendos PIN-in;
- Zgjidh opsionin "Depozitim";
- Vendos kartëmonedhat horizontalisht;
- Konfirmo shumën e numëruar prej ATM-së.
Kartmonedha
Mund të depozitosh në monedhën Lekë. Nëpërmjet figurave dalluese të vendosura në ATM, ti mund të njohësh se cilat ATM e ofrojnë këtë shërbim.
Prerjet e Kartëmonedhave që pranohen në ATM janë:
500 | LEK |
1, 000 | LEK |
2, 000 | LEK |
5, 000 | LEK |
- Visa Inspire 100,000 LEK
- Mastercard Standard 1,000 EUR
- Visa Classic 1,000 USD
- Mastercard Gold 1,500 EUR
Shënim:
Për kartat që kanë limite të shprehura në monedha të ndryshme nga LEK, kufiri/limiti i depozitimeve do të jetë në bazë të ekuivalentit në lekë.