Avantazhe & Përfitime
Për çfarë mund të përdoret Kredia e Gjelbër?
Kjo kredi mundëson financim për investime që ndihmojnë në kursimin e energjisë dhe ruajtjen e mjedisit, të tilla si:
- Izolim i fasadës, çatisë dhe dyshemesë;
- Blerje e dritareve me xham të dyfishtë/trefishtë dhe dyerve të jashtme;
- Instalim i pompave të nxehtësisë;
- Panele diellore për ujë të ngrohtë;
- Sisteme fotovoltaike;
- Ventilim dhe ndriçim efikas;
- Bojlerë efiçent me gas apo biomasë.
Kushtet e Kredisë personale të gjelbër (e pasiguruar)
Kredia Personale e Gjelbër (e pasiguruar) është një kredi që u jepet klientëve individë, me qëllim mbulimin e nevojave të tyre për likuiditet në investime drejt një ekonomie të gjelbër, e cila përfshin një kombinim elementësh nga fushat e mëposhtme të veprimtarisë: efiçenca e energjisë dhe energjia e rinovueshme.
Shuma maksimale:
3 000 000 lekë (ekuivalente në Eur)
Pjesëmarrja:
Financim 100% në bazë të faturës Proforma të ofruar nga klienti
Si të aplikosh?
- Zgjidh projektin ose pajisjen që dëshiron të financosh.
- Paraqit aplikimin tënd pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania me dokumentacionin e nevojshëm.
- Përfito financimin dhe përfundo investimin tënd.
- Aplikoni në platformën online të GEFF për të përfituar grantin deri në 20% të shumës së kredisë.
Llogarit kursimet e tua:
Llogarit online vlerën monetare dhe përqindjen e kursimit të energjisë që mund të arrish me Kredinë GEFF.
Kliko këtu për të llogaritur kursimet.
Me Kredinë e Gjelbër nga GEFF dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, mund të investo në një tër ardhme më të pastër dhe të qëndrueshme! Për më shumë informacion mund të vizitoni dhe faqen zyrtare GEFF Albania – Welcome to the Green Economy Financing Facility (ebrdgeff.com)