LLOGARIA E PAGESES ME SHERBIME BAZIKE
Llogaria e pagesës me shërbime bazike iu ofrohet klientëve individë, rezident në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese.
Llogaria e Pagesës me Shërbime Bazike ofron:
- Llogari rrjedhëse në monedhën LEK.
- Depozitime dhe tërheqje në degë dhe ATM.
- Debitim Direkt.
- Pagesa periodike.
- Pagesat në POS dhe online me kartë debiti.
- Transfertat e kreditit brenda dhe jashtë bankës në monedhën LEK.
- Akses në shërbimin bankar dixhital.
Kushtet e përgjithshme për klientët me Llogari të Pagesës me Shërbime Bazike janë:
- Për t’u kualifikuar për këtë llogari, klienti nuk duhet të ketë asnjë llogari pagesash me shërbime bazike në banka të tjera.
- Klienti mund të zgjedhë të ketë Llogari pagesash me shërbime bazike ose Llogari rrjedhëse por jo të dyja njëkohësisht.
- Në rast se Banka vërteton se klienti ka dhënë deklaratë të pavërtetë për hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike dhe ka një llogari pagesash në një bankë tjetër, Banka nuk i ofron klientit të drejtën e hapjes së një llogarie pagesash me shërbime bazike për një periudhë kohore prej 24 muajsh, ne këtë rast klientit i kërkohet kompensim i komisioneve.
Banka mund të mbyllë llogarinë nëse:
- Klienti ka përdorur llogarinë e pagesave për qëllime të paligjshme.
- Klienti ka paraqitur informacion të pasaktë për të hapur llogarinë e pagesave me shërbime bazike.
- Hapet një llogari e dytë me shërbimet bazike në bankë tjetër, ndërkohë që tashmë ekziston një llogari pagese me shërbimet bazike.
- Klienti nuk ka pasur asnjë transaksion në llogarinë e pagesës me sherbime bazike për më shumë se 24 muaj rresht.