• No Suggestions Result

PRANIA NDERKOMBETARE

Rritja pozitive e ekonomisë kroate në muajt e ardhshëm

Ekonomia kroate po përmbys pritshmëritë duke pësuar një rënie në nivele më të ulëta seç ishte parashikuar. Kjo është pjesërisht falë një përshpejtimi në përhapjen e vaksinave dhe stimuluesëve të arsyeshëm monetarë në nivele ndërkombëtare dhe vendore.

18/08/2021

Një faktor tjetër lidhet me turizmin: “Mbajtja nën kontrroll e përhapjes së mëtjeshme të panemisë së shkaktuar nga COVID-19, lejoi që vendi të rihapë kufinjtë shpejt në qershor, duke çuar në një zhvillim relativisht të suksesshëm të sezonit turistik në korrik dhe gusht”, thotë Lucić. Vendi pësoi një rënie prej 54% në turizëm krahasuar me një mesatare prej 75% të regjistruar nga homologët e tij mesdhetarë.

Një tjetër faktor kyç në perspektivën pozitive të Kroacisë janë masat e ndryshme mbështetëse të zbatuara nga autoritetet monetare dhe fiskale që mbështetën ndërmarrjet e goditura nga kriza. Këto përfshinin grante për ruajtjen e vendeve të punës për sektorë të caktuar, grante për orar të reduktuar të punës dhe ndryshime të ndryshme të kredive dhe detyrimeve kreditore.

COVID-19 nuk ka qenë sfida e vetme. “Përveç pandemisë, nuk duhet të harrojmë se Kroacia u godit nga dy tërmete shkatërruese, në Zagreb dhe në qarkun Sisak-Moslavinë”, thotë Lucić. “Dëmi vlerësohet në vlerën e 11,5 miliardë euro-ve për Zagrebin dhe zonat përreth, dhe 5,5 miliardë euro shtesë për qarkun Sisak-Moslavina.”

Investimet dhe eksportet e mallrave kanë tejkaluar performancën, duke shënuar një rritje rekord. Lucić thotë: “Ne presim që këto tendenca pozitive të forcohen në muajt e ardhshëm, duke çuar në një rritje të PBB-së prej rreth 5% apo edhe mbi 5% në 2021-2022 – që do të thotë se ekonomia duhet të arrijë nivelet e vitit 2019 para COVID-it vitin e ardhshëm.”

Pavarësisht pasigurisë në lidhje me variantin e ri Delta, Lucić sheh shumë mundësi biznesi dhe investimesh për kompanitë e huaja, veçanërisht në turizëm: “Ne po shohim shumë interes në këtë sektor dhe po ndodhin bashkime dhe blerje të mëdha së fundmi,” thotë ai.

Energjia dhe bujqësia po drejtojnë gjithashtu vëmendjen e tyre në zhvillimet e fundit në sektorin e teknologjisë. Po tërheqin veçanërisht interes kompani unike si platforma e komunikimit Infobip dhe kompania e automobilave Rimac.

Zhvillimi i Kroacisë si një qendër rajonale bankare vjen si rezultat i viteve të tëra të përkushtimit për rritjen e ekspertizës dhe biznesit që Banka PBZ ka ushqyer, thotë Lucić, por ka ende sfida. Në dy vitet e ardhshme një sfidë kryesore do të jetë përfshirja e euros dhe implikimet që kjo ka për infrastrukturën bankare, proceset dhe kuadrin rregullator.

Megjithatë, Lucić shton, “E ardhmja e bankave është e lidhur ngushtë me inovacionin dhe dixhitalizimin. Ne jemi lider në treg në teknologjitë e reja dhe zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve të reja për klientët dhe subjektet e biznesit është i shënjuar në kodin tonë gjenetik.”

Inovacionet e sjella nga Banka PBZ përfshijnë të qenit banka e parë që nisi bankingun në internet në Kroaci, e para që prezantoi pagesat me celular dhe e para që prezantoi kartat me çip, teknologjinë NFC dhe pagesat pa kontakt në vend. Ishte gjithashtu banka e parë tregtare në Kroaci që prezantoi shërbimet Google Pay dhe Apple Pay.

 

“Ne po bëjmë përpjekje të konsiderueshme për transformimin tonë si në përmbajtjen ashtu edhe disponueshmërinë e shërbimit tonë dixhital si në platformat celulare ashtu edhe në ato online,” thotë Lucić. “Ne po investojmë vazhdimisht në përmirësimin tonë teknologjik nga njëra anë, por nga ana tjetër po bëjmë shumë përpjekje për të krijuar dhe ndërtuar mënyra për të përcjellë sigurinë dhe besimin.” Ky, thotë ai, është dallimi kryesor midis atyre institucioneve financiare që do të mbijetojnë dhe konkurrojnë dhe atyre që nuk do të mbijetojnë.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Singapori: destinacioni më i ri i zhvillimit ekonomik
Vietnami: një platformë e re e të bërit biznes për kompanitë italiane
Ekonomia qarkulluese mund të na ndihmojë të dalim nga kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0