• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Financa dhe ekonomia qarkulluese: një partneritet për të tashmen tonë dhe për të ardhmen

Studimet e reja tregojnë se ndërveprimi midis financës dhe parimeve të ekonomisë qarkulluese është thelbësor për arritjen e qëllimeve të qëndrueshmërisë duke krijuar vlerë të shtuar ekonomike dhe financiare.

08/06/2022

Për të mësuar më shumë dëgjo podcast-in:

Grupi Intesa Sanpaolo ka qenë prej kohësh i përkushtuar në investimin për procesin e kalimit drejt ekonomisë qarkulluese, siç tregohet edhe nga bashkëpunimi i saj i veçantë me fondacionin Ellen MacArthur gjatë gjashtë viteve të fundit. Ky partneritet parashikohet të zgjasë edhe për tre vitet e ardhshme.

Banka synon të arrijë zvogëlimin e gjurmës së karbonit gjatë kryerjes së operacioneve të saj deri në vitin 2030 dhe emetimet zero neto në të gjithë hallkat e biznesit të saj deri në vitin 2050. Gjithashtu, grupi është i përkushtuar të kontribuojë me 90 milionë euro për procesin e kalimit drejt ekonomië së gjelbër nga momenti që flasim deri në vitin 2025. Por, ndërkohë që përkushtimi për ndryshim është primar në objektivat e grupit, ekziston edhe shqetësimi për matjet e rezultateve gjatë këtij procesi. Si mundet grupi të masë në terma sasiorë efektet e kalimit drejt një ekonomie qarkulluese në rrugën e krijimit të ndikimit pozitiv në aspektin social, ekonomik dhe atë mjedisor?

Një studim në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Bocconi synon të hetojë llojin e ndikimit që mund të ketë ky proces kalimi në faktorët që nxisin krijimin e vlerës në industrinë financiare. Projekti kërkimor synon të përcaktojë marrëdhëniet midis ekonomisë qarkulluese dhe industrisë financiare, dhe të përcaktojë se si veprimet financiare po transformohen përgjatë linjave të parimeve të ekonomisë qarkulluese duke ofruar kështu një urë për transformimin e industrive të tjera.

Një ekip në Bocconi - i udhëhequr nga Claudio Zara me mbështetjen e Intesa Sanpaolo - ka krijuar një raport mbi këtë marrëdhënie, raport ky i cili fokusohet kryesisht në kontributin e kësaj marrëdhënjeje në shmangien e rrezikut për të dyja palët. “Partneriteti me grupin Intesa Sanpaolo dhe Qendrën e Inovacionit Intesa Sanpaolo ofron shumë mundësi për zhvillim dhe për të shkëmbyer ide dhe për të qëndruar në pararojë me zhvillimet më të fundit të kësaj teme,” thotë Zara. “Në të njëjtën kohë, partneriteti me Fondacionin Ellen MacArthur na ofron një perspektivë ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për të mbajtur kontakte me një rrjet ndërkombëtar.”

Përfundimet kryesore që dalin nga bashkëpunimi midis Universitetit Bocconit, Grupit Intesa Sanpaolo dhe FEM janë publikuar bashkërisht në një botim në verën e vitit 2021. Një nga gjetjet kryesore është se zbatimi i parimeve të paradigmës së ekonomike qarkulluese mund të ndihmojë në uljen e rrezikut financiar.

"Sa më e lartë të jetë shkalla e qarkullimit real e produketeve dhe financave në ekonomi, aq më i ulët është rreziku për investitorët."

Claudio Zara, Universiteti Bocconi

Për më tepër, studimi zbuloi se ekziston një marrëdhënie pozitive midis praktikave të biznesit të ekonomisë qarkulluese dhe kthimeve më të larta të rregulluara nga rreziku në aksione. Ekipi gjeti gjithashtu prova se adoptimi i modeleve të biznesit të ekonomisë qarkulluese mund ta bëjë ekonominë në përgjithësi më elastike ndaj goditjeve të jashtme.

Gjatë pandemisë Covid-19, kompanitë që kishin përshtatur modelin e ekonomisë qarkulluese përjetuan aspekte negative më të moderuara dhe u rikthyen brenda një kohe më të shkurtër në gjendjen e tyre fillestare të para pandemisë.

Dikur, ideja ishte të gjendej mënyra se si financa mund të ndihmonte në zhvillimin e ekonomisë qarkulluese. Ndërsa tani, kërkimet po na tregojnë se marrëdhënia midis të dyjave po shfaqet si e dobishme në mënyrë reciproke: ekonomia qarkulluese po provon të jetë një faktor kyç për rritur invetimet në këtë industri si edhe për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme.  

Dëgjo podcast-in për të mësuar më shumë.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0