Financimi i ekonomisë qarkulluese: një paketë për sukses
Kompania EcoCortec, nëpërmjet fabrikës më të re të përpunimit të polimerit, do të zgjasë jetën e produkteve të saj dhe do të zvogëlojë ndikimin e tyre negativ në mjedis.
17/04/2023
Për të mësuar më shumë dëgjo podcast-in:
EcoCortec është prodhuesi më i madh i veshjeve dhe paketimeve bioplastike kundër korrozionit në Kroaci. Duke qenë se suksesi i kompanisë ka qenë shumë i madh, kësaj të fundit i është dashur të zgjerojë shpejt objektet prodhuese të fabrikës për të përmbushur kërkesën nga klientët. Dhe në sektorë të tilla si industria e automobilave, korrozioni i pjesëve të transportuara, shkakton krijimin e mbetjeve të cilat kushtojnë shtrenjtë.
Fabrika e re e përpunimit të polimerit prej 1000 m2 të EcoCortec u përfundua në vitin 2022 dhe do të jetë plotësisht funksionale në 2023. Përveçse do ti mundësojë EcoCortec t'i shërbejë më shumë klientëve me një gamë më të gjerë të produkteve, fabrika e re do t'i lejojë asaj të zgjasë jetën e materialeve të përdorura në çantat dhe filmat e saj të bioplastikës.
Prioritizimi i ekonomisë qarkulluese
"Ne përpiqemi të kemi deri në 20% përmbajtje të ricikluar në produktet tona. Ne gjithmonë shikojmë ciklin e plotë të jetës së vetë produktit – që nga fillimi, kur vendosim se çfarë materiali do të përdorim, dhe deri në fund të jetës së tij, kështu që i njëjti produkt mund të ripërdoret."
Dijana Zrinski, Menaxher i Përgjithshëm i EcoCortec
Në frymën e ekonomisë qarkulluese, impianti i ri i kompanisë është ndërtuar duke përdorur pjesërisht materialet e ndërtesës së vjetër, e cila më parë qëndronte në vendin e saj. Asnjë material i vjetër nuk u shpërdor; në vend të kësaj ato janë përshtatur për nevojat e objektit të ri.
Financuar nga fondi i ekonomisë qarkulluese të Intesa Sanpaolo, impianti i ri është një shembull tjetër i huadhënies së qëndrueshme në veprim. PBZ, një filial i grupit Intesa Sanpaolo, ka mbështetur EcoCortec që nga viti 2016 me shërbime bankare. Stafi i Bankës realizoi një seri diskutimesh për të kuptuar qëllimin e kompanisë në marrjen e kësaj kredie. Në këtë mënyrë, u bë e mundur që strukturat huadhënëse të siguroheshin që qëllimi i financimit i përmbushte kriteret e ekonomisë qarkulluese.
"Kur përfshihesh në diskutime shumë më teknike, ti bëhesh me të vërtetë i interesuar të mësosh se si mënryat e reja të prodhimit të kompanisë do të ndikojnë në mjedis.Kur mësuam për teknologjinë e re – e cila do të rriste kapacitetin e prodhimit, duke shërbyer për të rritur jetëgjatësinë e produktit, por në të njëjtën kohë për të reduktuar mbetjet – u emocionuam shumë nga mundësia për të punuar së bashku me kompaninë për të hartuar financimin që do ti përshtatej më së miri planit të tyre."
Vedrana Jelušić, anëtare e bordit të PBZ
Në vitin 2022, Intesa Sanpaolo shënoi një rritje 20-fish të shumës së huazuar nën kushtet e ESG - duke mbështetur bizneset e konsoliduara me kredi për t'i bërë praktikat e tyre të jenë të përshtatura me ekonominë qarkulluese, si dhe duke ndihmuar bizneset më të reja, tashmë në përputhje me parimet e ekonomisë së gjelbër të lulëzojnë. Financimi i projekteve ESG shkon paralelisht me rolin e bankës si partneri i parë i shërbimeve financiare strategjike të Fondacionit Ellen MacArthur.
Mbështetja e tranzicionit drejt ekonomisë së gjelbër
Plani i biznesit i grupit Intesa Sanpaolo deri në vitin 2025, parashikon 115 miliardë euro të destinuara për shoqërinë dhe tranzicionin e gjelbër.
"Ne jemi pjesë e një revolucioni. Kjo është vërtet e rëndësishme duke pasur parasysh atë që po ndodh rreth nesh në Evropë dhe problemet që kemi me ndotjen dhe ngrohjen globale.
Por duhet të them: ky është vetëm fillimi.
"
Giuseppe Ferraro, Drejtues i Departamentit të Korporatave dhe NVM-ve në Divizionin Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Intesa Sanpaolo