Impakti i lëvizshmërisë qarkulluese në qytete
Si do të revolucionarizojë lëvizjen në qytetet tona lëvizshmëria qarkulluese?
03/02/2022
Shiko video-n për të mësuar më shumë rreth lëvizshmërisë qarkulluese dhe se si ajo do të revolucionarizojë lëvizjen në qytetet tona.
Banorët e qyteteve kanë nevojë të qarkullojnë shpejt dhe lehtë, të pa ndikuar nga vonesat, bllokimet e trafikut dhe rritja e kostove të karburantit dhe biletave. Ndërkohë qytetet tona janë pika të nxehta të ndotjes së mjedisit dhe duhet të transformohen nëse duam të arrijmë qëllimet tona për uljen e gjurmës së karbonit.
Ekonomia qarkulluese është një fushë kryesore e cila po udhëheq ndryshimin në transformimin e qyteteve – një fushë e cila do të adresojë të dyja problemet e lartpërmendura. Ekonomia qarkulluese do të zvogëlojë ndotjen e krijuar nga transporti në qytetet tona nëpërmjet aplikimit të parimeve të inteligjencës artificiale (IA), ekonomisë së përbashkët të komuniteteve, analizës së të dhënave dhe teknologjisë alternative të karburantit duke kontribuar në këtë mënyrë në përmirësimin e cilësisë së udhëtimeve tona.
Sistemet e reja do të ndikojnë në krijimin e një zinxhiri të pandarë ndryshimesh pozitive. Për shembull, popullarizimi i praktikës së ndarjes së makinës për udhëtime të përbashkëta, si pjesë e hallkave të rritjes së ekonomisë së ndarjes, do të ulë koston e mirëmbajtjes së një makine për njerëzit që jetojnë në qytete.
Nëse do të zvogëlohet numri i individëve që zotërojnë makina do të ulet në të njëjtën kohë dhe nevoja për vende parkimi. Kjo do të krijojë mundësinë për ndërtimin e më shumë hapësirave për parqe dhe kënde lojërash për fëmijë, veçanërisht në zonat me densitet të lartë popullsie urbane.
Reduktimi i pronësisë individuale do të nënkuptojë se makinat në rrugë janë më të reja pasi do të përdoren vetëm kur janë vërtet të nevojshme, duke ulur në këtë mënyrë ndotjen. Si rezultat, kjo do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytete.
Parimet e ekonomisë qarkulluese do të ndikojnë gjithashtu në përmirësimin e kushteve të transportit publik. Analiza e të dhënave dhe AI janë tashmë në punë në rrjetet e transportit të disa prej qyteteve më të mëdha në botë.
Në Singapor, mbipopullimi në autobusët publikë është ulur me 92% dhe koha mesatare e pritjes për një udhëtar është reduktuar në katër minuta, sepse analizat e të dhënave u tregojnë ofruesve të transportit numrin e duhur për të dorëzuar në kohën e duhur.
Rrjeti hekurudhor urban i Dubait përdor AI për t'i bërë trenat më të lirë dhe më të përpiktë. Në të gjithë Evropën dhe SHBA, sistemet inteligjente të transportit po reduktojnë kohën e udhëtimit deri në 20%.
Ne sapo kemi filluar të shohim efektet radikale të lëvizjes në formë rrethore për të pastruar qytetet tona dhe për të na çliruar nga barra tradicionale e udhëtimit.
Kalimi në automjete elektrike inteligjente dhe rrugë “smart” do të nënkuptojë udhëtime më të sigurta dhe fundin e bllokimit në trafik. Automjetet autonome do të lehtësojnë ngarkesën e levizjes nëpër qytete duke mundësuar një mënyrë efikase dhe më të pastër. E ardhmja premton fundin e vonesave, ajër më të pastër, industri të reja, udhëtime me kosto më të ulët dhe rrugë më të sigurta.
Shikoni filmin për të mësuar më shumë se çfarë nënkuptohet me lëvizjen në formë rrethore dhe se si ajo do të revolucionarizojë lëvizjen në qytetet tona.