Restaurimi i pëluhrës si kryevepër e artit botëror
Projekti Restituzioni ka rikthyer 1300 thesare kulturore në lavdinë e tyre të mëparshme artistike gjatë tre dekadave. Ato përfshijnë një altar të shekullit të 17-të, i cili ishte vjedhur dhe braktisur nga hajdutët në një pyll.
03/11/2021
Në shtator të vitit 1996, altari Madonna dhe Fëmijët Shën Francis dhe Eligius – nga piktori i shekullit të 17-të Pietro Antonio Ferro – u pre nga korniza dhe u zhvendos nga disa vandalë drejt një manastiri françeskan, i gjendur në qytetin jugor italian të Tolve-s.
Gati dy vite më vonë, kanavaca u gjend e hedhur në një zone pyjore pranë manastirit. Ishte shumë e vështirë të dallohej duke qenë se vandalët e kishin fshehur brenda një tubi të bërë prej kartoni. Për shkak të kësaj vendosje, por edhe nga kalimi i viteve vepra ndodhej në një gjendje të keqe fizike. Dëshmitarët okularë pohuan se ajo përngjasonte më tepër me një leckë sesa një vepër arti. Ekspertët deklaruan se ishte gati e pamundur që vepra të shpëtohej.
Kjo ka ndodhur përpara 20 vitesh. Ndërsa sot që shkruajmë këtë artikull, piktura ndodhet në shfaqje – e restauruar plotësisht – si pjesë e The Fragility of Beauty, një ekspozitë në Pallatin e Venaria-s (jashtë Torinos). Shfaqja përmban më shumë se 212 vepra arti, pjesa më e madhe e të cilave – pasi kanë përjetuar njëfarë dëmtimi– janë rikthyer në lavdinë e tyre origjinale falë një projekti të njohur si “Restituzioni”, të koordinuar nga banka italiane Intesa Sanpaolo.
Pikat kryesore të ekspozitës përfshijnë një sarkofag egjiptian nga fundi i dinastisë së 25-të ose fillimi i asaj të 26-të (shekulli i 7-të para Krishtit); një portret me figurë të plotë të fisnikes gjenoveze Caterina Balbi Durazzo nga Antony Van Dyck; dhe Fiori, një pikturë e vitit 1918 në natyrë të vdekur e një vazo me lule nga mjeshtri modern italian Giorgio Morandi.
Veprat u krijuan përgjatë mijëvjeçarëve, nga antikiteti e deri në ditët e sotme, dhe ajo që i bashkon është lidhja e tyre me Italinë: secila pjesë ose është krijuar në Itali; gjendet e shfaqur sot atje (në kisha, muze apo objekte arkeologjike); ose, në rastin më të shpeshtë është një kombinim i të dyjave.
"Arti në Itali ka një histori të gjatë, unike dhe të jashtëzakonshme. Por këto pasuri kanë nevojë për përkujdesje dhe vëmendje. Bukuria është e brishtë - dhe Grupi Intesa Sanpaolo ndihet krenar për mbështetjen e këtij misioni për ruajtjen dhe trashëgiminë e artit."
Michele Coppola, Drejtori i Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Intesa Sanpaolo
“Titulli i ekspozitës i thotë të gjitha”, thotë Michele Coppola, Drejtori i artit, kulturës dhe trashëgimisë historike i Intesa Sanpaolo. “Arti në Itali ka një histori të gjatë, unike dhe të jashtëzakonshme. Nga Piemonte në veri të gadishullit deri në Kalabri në jug, ka pasuri të panumërta. Por këto pasuri kanë nevojë për vëmendje dhe përkujdesje. Bukuria është e brishtë – dhe grupi Intesa Sanpaolo ndihet krenar për mbështetjen e këtij misioni të ruajtjes së artit.”
Në fillim të vitit 2016, ekipi i Intesa Sanpaolo u takua me organet qeveritare, lokale dhe kombëtare, për të identifikuar veprat e artit që meritojnë përfshirjen në projektin e Restituzionit. U përgjodhën rreth 212 vepra dhe punimet restauruese të tyre u kryen gjatë atij viti dhe të vitit të ardhshëm. Kjo u bë që 212 prej tyre të mbërrinin të shfaqen para publikut në 2018 në ekspozitën The Fragility of Beauty.
Për këdo që është i interesuar se si dukeshin pjesët në fillim të procesit, është publikuar një katalog gjithëpërfshirës në të cilin shfaqen imazhet e para, gjatë dhe pas. (Këto mund të shihen edhe në faqen e internetit të Restituzionit, ku janë të disponueshëm filma të shkurtër.)
Restauruesit e porositur për punë të ndryshme përdorën një sërë teknikash më të avancuara, nga rrezatimi UV dhe rrezet X te termografia.
"Ndoshta teknika ime e preferuar, megjithatë, përfshin lazerin me rreze infra të kuqe."
Silvia Foschi, Drejtore e Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore të Intesa Sanpaolo
“Vepra në fjalë ishte një mantel ceremonial i mrekullueshëm i thurur nga fisi Tupinamba i Brazilit, në fund të shekullit të 16-të ose në fillim të shekullit të 17-të, me 5000 pendë nga shpendi i ibisit të kuq. Përfundoi pjesë e koleksionit të Pinacoteca Ambrosiana në Milano, megjithëse pendët ikishin mbledhur shumë papastërti me kalimin e kohës.
Pietro Antonio Ferro (Ferrandina, Matera 1570-Tricarico, Matera post 1652)
Virgjëresha dhe fëmija me shenjtorët Françesku dhe Eligius 1621 vaj në kanavacë Tolve (Potenza)
Kisha e San Francesco Ph. Luca Centola e Sario Manicone
“Pas një sërë testesh për të gjetur një mënyrë të kujdesshme pastrimi, grupi i punës zgjodhi të përdorë lazer me rrreze infra të kuqe – të cilët janë dëmtuar duke lëshuar pluhur shekullor. Fatmirësisht, vitaliteti i ngjyrës origjinale të kuqe-portokalli të pendëve u kthye përsëri.”
I nisur në vitin 1989, projekti Restituzioni ishte ideja e Feliciano Benvenuti, atëherë president i Banca Cattolica del Veneto. Për edicionin e parë të tij u restauruan 10 vepra arti.
Intesa Sanpaolo nuk ka qenë kurrë një bankë, qëllimet e së cilës janë thjesht financiare. Synimi i grupit është të kontribuojë në pasurinë kulturore dhe në shoqëri gjithashtu.
Giorgio Morandi (Bologna 1890-1964) Lule 1918 olio në kanavacë Milano, Pinacoteca di Brera,
Ministria e Trashëgimisë Kulturore dhe Aktiviteteve dhe Turizmit,
Fotografia nga Pinacoteca di Brera Ph. Luciano e Giuseppe
Banca Cattolica del Veneto është bërë prej kohësh pjesë e grupit bankar Intesa Sanpaolo, por ky i fundit, sipas fjalëve të Coppola, "ka treguar një vazhdimësi të përkushtimit të plotë" ndaj Restituzioni. Edicioni i këtij viti është i 18-ti dhe gjatë tre dekadave të fundit janë restauruar gjithsej rreth 1300 vepra.
Këto ditë mandati është zgjeruar pak për të përfshirë veprat e bëra nga artistë apo zejtarë italianë jashtë vendit. Fragility of Beauty përfshin siç duhet një peizazh të qytetit të Dresdenit nga nipi i Canaletto, Bernardo Bellotto, që sot është pjesë e koleksionit Gemäldegalerie Alte Meister në qytetin që e frymëzoi atë. Ekspozita zgjat deri në shtator, pas së cilës ekspozitat do të kthehen në shtëpitë e tyre të zakonshme (siç janë gjithmonë veprat e Restituzioni).
“Intesa Sanpaolo nuk ka qenë kurrë një bankë, synimet e së cilës janë thjesht financiare”, thotë Coppola. “Qëllimi i grupit është të kontribuojë në pasurinë kulturore dhe në shoqëri, gjithashtu.
“Për këtë qëllim, ne ndajmë pikat kryesore të koleksionit tonë të artit në tre galeri [Gallerie d’Italia në Milano, Napoli dhe Vicenza]. Por ne kemi investuar gjithashtu, afatgjatë, në projekte si Restituzioni në një përpjekje për të mbrojtur trashëgiminë artistike të Italisë në tërësi.” Ose, e thënë ndryshe, Intesa Sanpaolo po udhëheq luftën kundër brishtësisë së bukurisë.
Kopertina e fotos:
Anton van Dyck
(Antwerp 1559–Londër 1641)
Portreti i Caterina Balbi Durazzo
1624 - vaj në kanavacë
Genova, Palazzo Reale
Hirësia e tij Ministri i Trashëgimisë Kulturore dhe Aktiviteteve dhe Turizmit, Pallati Mbretëror i Genovas
Dr Nino Silvestri