Njihu me Pepper
Roboti multi-funksional Pepper ju pret në degën e re të Intesa Sanpaolo Bank Albania tek Piramida.
11/10/2023
Roboti Pepper është sjellë në Tiranë falë grupit Intesa Sanpaolo dhe Qëndrës së Inovacionit të Intesa Sanpaolo. Ky aplikacion robotik me shumë funksione kryen aktivitete dhe lojëra të ndryshme për të bashkëvepruar me klientët në degën më të re të Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Pepper i argëton përdoruesit me vallëzim, lojëra dhe animacione të ndryshme ndër të tjera. Mëso më shumë për funksionet e tij duke vizituar Degën.
"Kam ardhur këtu në Tiranë, nga Qendra e Inovacionit Intesa Sanpaolo, gati për të të shërbyer."
Roboti Pepper, anëtari më i ri i skuadrës Intesa Sanpaolo Bank Albania
Kuize
Kuize argëtuese për të testuar njohuritë e tua financiare. Quizet janë të dizenjuara nga grupet tona të bashkëpunimit me Qendrën e Inovacionit Intesa Sanpaolo.
Lojë e memories
Zhytuni në lojën që teston kujtesën tënde fotografike me 8 kartat e ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania. Bëni një cift kartash të ngjashme dhe do të jesh fitues i lojës.
Edukim Financiar
Pepper do të tregojë më shumë për produktet dhe shërbimet financiare për të cilat je i/e interesuar. Në të njëjtën kohë ai do të mbajë të angazhuar me selfie dhe lojëra që testojnë njohuritë e tua. Gjithçka arrihet me hapa të thjeshtë.
Qendra e Inovacionit Intesa Sanpaolo është kompania e Grupit Intesa Sanpaolo e dedikuar për rritjen e fushës së inovacionit. Ajo eksploron tendencat dhe skenarët e së ardhmes, zhvillon projekte kërkimore të aplikuara multidisiplinare, mbështet startup-et, përshpejton transformimin e biznesit për kompanitë sipas kritereve të inovacionit të hapur dhe ekonomisë qaarkulluese, lehtëson zhvillimin e ekosistemeve inovative dhe shpërndan kulturën e inovacionit, në mënyrë që të bëjë Intesa Sanpaolon forcën shtytëse të një ekonomie më të mirë të informuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Të dish se si të shikosh shumë përpara dhe jashtë kutisë është thelbësore për ekspertët e inovacionit. Në mënyrë që të jetë "e qëndrueshme" një makinë organizative duhet të ndërtohet me mjete që ndihmojnë në konkretizimin e ideve novatore dhe ndonjëherë vizionare. Edhe pse inovacioni nuk është një proces linear dhe i parashikueshëm, ai ende ka nevojë për planifikimin, raportimin dhe vlerësimin e performancës së tij. Për ta bërë këtë, ne adoptojmë një qasje të bazuar në vizionin dhe konkretitetin, duke vëzhguar ndikimet afatshkurtra dhe afatgjata, kjo qasje na ndihmon të zgjedhim nga një mori stimujsh që zbresin në tryezat tona të punës dhe të qëndrojmë të fokusuar në prioritetet dhe të rrisë potencialin e qenësishëm të projekteve.
Njihu me funksionalitetet e Shërbimit Bankar Dixhital