• No Suggestions Result

NXITJA E INOVACIONIT

Si mundet Bankat inovatore të kenë sukses në sisteme tradicionale

Në 10 vitet e fundit janë parë përparime të mëdha teknologjike që kanë çrrënjosur mënyrat e vjetra të bankingut dhe kjo industri është katapultuar në mënyra të reja të të punuarit.

27/04/2022

"Bankat inovatore po vendosin standarde të reja për klientët dhe modelin e biznesit. Ne nuk mund të shmangim të qenurit pjesë e këtij procesi. "

Natascia Noveri, Kreu i Inovacionit të Intesa Sanpaolo

Në 10 vitet e fundit janë parë përparime të mëdha teknologjike që kanë çrrënjosur mënyrat e vjetra të bankingut dhe kanë ndikuar që kjo industri të katapultohet drejt mënyrave të reja të punës.

Teknologjia ka bërë të mundur shpërndarjen e produkteve të reja financiare, mënyra të reja për t'u shërbyer klientëve dhe struktura të reja për financat që krijojnë mundësi të shtuara për tu eksploruar dhe për të rritur të ardhurat. .

Kjo ka çuar në krijimin e një grupi më të vogël bankash sfiduese. "Këto banka po përparojnë drejt një oferte bankare plotësisht dixhitale dhe të bazuar në e-commerce," thotë Natascia Noveri nga Intesa Sanpaolo. "Bizneset me përvojë të gjatë në shërbimin e klientit dhe që ofrojnë tarifa më të ulëta në tregun banakar po përjetojnë një normë të lartë rritjeje dhe blerje të klientëve."

Si kreu i inovacionit të Intesa Sanpaolo, Noveri është përgjegjëse për orientimin e bankës gjatë dekadës së ardhshme të ndryshimit. Ajo thotë se çelësi i rritjes është shfrytëzimi i aspekteve pozitive të sjella nga bankat inovatore sfiduese të tregut. 

“Ata po vendosin standarde të reja për klientët dhe modelin e biznesit,” thotë ajo. “Si banka ekzistuese ne nuk mund të shmangim marrjen pjesë në këtë proces.”

Intesa Sanpaolo kërkon të krijojë partneritete me hyrje të reja në këtë sektor. Bankat me përvojë mund të shfrytëzojnë inovacionin, duke ofruar një hapësirë ​​të sigurt për sfiduesit më të mirë për të eksperimentuar me mendësinë, ndërkohë që rriten me mbështetje financiare. Është një ide e dobishme reciproke – një ide që shmang konkurrencën e dikurshme mes bankave në favor të një qasjeje më të sofistikuar.

Në shkurt të vitit  2022, si pjesë e planit të saj të biznesit 2022-2025, grupi Intesa Sanpaolo bashkëpunoi me Thought Machine për të zhvilluar Isybank, një bankë dixhitale vendase në sistemin cloud. Ajo gjithashtu ka nisur një bashkëpunim me Google në rrugën e saj drejt implementimit të cloud banking. Duke u mbështetur në sukseset e mendësisë së bankingut të hapur, banka shpreson gjithashtu të shtrihet në financimin e hapur dhe të përdorë të dhënat për të informuar investimet e drejtuara nga parimet e QMV (parime me bazë mjedisore dhe vendimarrje) .

“Ne nuk shohim një ngadalësim, më shumë një vazhdimësi të këtij momenti,” thotë Natascia Noveri. “Kjo është një mundësi për të nxitur inovacionin. Banka e hapur na ka lejuar të mbledhim mundësi nga jashtë – por tani mund të flasim për financat e hapura, që është evolucioni i bankingut të hapur dhe do të lejojë të njëjtat mundësi për homologët e tjerë, jo vetëm sistemin financiar.”

Më shumë se 12 milionë klientë tashmë po përfitojnë çdo ditë nga përdorimi i kanaleve dixhitale të Intesa Sanpaolo, të cilat përfshijnë aplikacionin e saj bankar të vlerësuar me shumë çmime.

Për të dëgjuar më shumë se si partneritetet inteligjente fintech po riformësojnë peizazhin financiar, dëgjo podcast.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0