Shqipëria në rrugën drejt një të ardhmjeje të qëndrueshme
Në rradhë për integrimin e saj në BE, Shqipëria është e vendosur të transformojë sektorin e saj të energjisë. Përfitimet do të jenë transformimi në një vend me një vend një ekonomi më të fortë dhe më të pasur.
03/03/2022
Kriza aktuale ndërkombëtare e energjisë dhe rritja e pritshme e çmimeve kanë nxitur një interes të shtuar për investime të qëndrueshme në sektorin e energjisë në nivel global.
Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo dukuri. Në vitin 2019 vendi importoi 32% të totalit të energjisë së tij, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë globale dhe duke nxitur një zhvendosje të vëmendjes drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, si zgjidhja e së ardhmes.
“Përparësitë financiare të burimeve të rinovueshme janë argumentet më të forta që na shtyjnë të gjithëve të veprojmë – nga individët e deri te ndërmarrjet private apo publike”, thotë Alban Velo, Drejtor i Departamentit të BVM-ve në Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Vendi ka shënuar një nisje të mirë në rrugën për t'u bërë i pavarur nga energjia. Shqipëria u zotua të rrisë peshën e energjisë së rinovueshme në 38% të konsumit bruto të energjisë finale deri në vitin 2020. Deri në vitin 2019 ajo kishte arritur në 36.67%.
Shifrat e vitit 2019 tregojnë se Shqipëria shfrytëzoi hidrocentralet për të prodhuar 89% të energjisë elektrike të saj, e cila përbën pjesën më të madhe të objektivit të energjisë së rinovueshme. Edhe pse kjo është padyshim një arritje pozitive, kjo metodë e prodhimit të energjisë elektrike rrezikon vendin nga paqëndrueshmëria si rezultat i luhatjeve të paparashikuara të motit, veçanërisht në një kohë të ndryshimeve të shkaktuara nga ngrohja globale.
Ndërkohë, turizmi pritet të rritet gjatë viteve në vijim – para pandemisë ai po rritej në mënyrë të qëndrueshme deri në 12% nga viti në vit – dhe kërkesat e sektorit të bujqësisë (së bashku me ndryshimet klimatike) parashikohet të kenë kufizime nga mungesa e burimeve të mjaftueshme ujore. Shqipëria parashikohet të jetë një nga vendet më të prekuara nga pamjaftueshmëria e burimeve ujore deri në vitin 2040.
Në të vërtetë, vendi është në një pikë kthese dhe përpara gjendet një periudhë e diversifikimit të madh të energjisë. Sektori shqiptar i burimeve të rinovueshme do të kërkojë të zgjerohet, duke shfrytëzuar energjinë fotovoltaike dhe të erës, duke premtuar ta bëjë Shqipërinë më të fuqishme dhe më të pasur.
Problemet globale në sferën politike dhe klimatike, janë një tjetër faktor që po nxit kalimin e Shqipërisë drejt burimeve të rinovueshme: si një kandidate për statusin e anëtarit të BE-së, Shqipëria është e prirur të bashkërendojë politikën e saj energjetike me qëllimet e BE-së. Një pjesë e madhe e kësaj është diversifikimi larg varësisë nga lëndët djegëse fosile, si dhe rimendimi i mënyrave të shpërndarjes dhe ruajtjes së energjisë.
Për të bërë kalimin e plotë drejt diversitetit në burimet e rinovueshme, nevojitet financim.
"Ne ishim banka e parë që financuam projektet e prodhimit të energjisë elektrike nga panelet fotovoltaike. Gjatë vitit 2021 kemi intensifikuar financimin për impiantet fotovoltaike për konsum privat dhe leasing-un financiar për makinat elektrike
"
Alban Velo, Drejtor i Departamentit të BVM-ve në Intesa Sanpaolo Bank Albania
Në lidhje me etikën e ekonomisë qarkulluese të grupit Intesa Sanpaolo, banka ofron kushte më të favorshme financimi për investimet e gjelbra. Kjo do të thotë norma më të ulëta interesi, si dhe kërkesa më fleksibël për kolateral dhe garanci.
Për shembull, kur ndërtohen impiante fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike për konsum të brendshëm, financimi mund të mbulojë deri në 100% të vlerës së investimit dhe vetë impianti fotovoltaik shërben si garanci.
Ka disa shembuj që banka financon të njëjtin subjekt për prodhimin e energjisë elektrike dhe leasing-un e makinave elektrike, duke krijuar një cikël të mbyllur të prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike.
Ofrimi i financave për investimet e gjelbra do të jetë një nxitje e madhe për riparimin e nevojshëm të infrastrukturës energjetike të Shqipërisë, si dhe rinovimin e ndërtesave të saj për të siguruar që energjia e krijuar të mos shpërdorohet.
Ai gjithashtu do të rrisë produktivitetin dhe krijimin e vendeve të punës ndërsa shfaqen sektorë të rinj. Sektori i energjisë hidroelektrike në Shqipëri përbën një pjesë të madhe të ekonomisë së vendit si dhe prodhimin e saj të energjisë elektrike, që do të thotë se diversifikimi i prodhimit të burimeve të rinovueshme do të mbrojë gjithashtu jetesën.
Moti i vendit do të thotë se nivelet e larta të gjenerimit të burimeve të rinovueshme do të ishin të mundshme nëse infrastruktura do të ishte në vend. “Keni parasysh se ne jemi një vend që përjeton nivele të larta të rrezatimit diellor dhe energjisë së erës që ende shfrytëzohen në minimum dhe kemi ndërtesa që i kushtojnë pak rëndësi efiçencës së energjisë”, thotë Alban Velo.
Gjatë tre dekadave të fundit, Shqipëria ka pësuar reforma të rëndësishme ekonomike për ta ndihmuar atë të kalojë nga një ekonomi komuniste për t'u bërë një kandidate e qëndrueshme për në BE. Kapitulli tjetër i historisë së tij është ndërtimi i një ekonomie energjetike që do të zgjasë – një ekonomi që do të ofrojë një cilësi më të lartë jetese dhe krijimin e pasurisë për vendin në përgjithësi.