• No Suggestions Result

ZHVILLIMI I BIZNESIT

Laguna e Karavastasë, parku më i madh energjitik në Ballkan

Sinergjia ndërkombëtare ka ndihmuar në ndërtimin e një projekti të madh për prodhimin e energjisë diellore në Shqipëri që do ta ndihmojë vendin të arrijë objektivat e tij klimatike

08/06/2023

E vendosur në lindje të vijës bregdetare të Adriatikut në Shqipëri, laguna e mbrojtur e Karavastasë është një tokë ujore me rëndësi ndërkombëtare dhe një habitat i përshtatshëm për jetesën e specieve të rralla shtazore, ku bën pjesë dhe pelikani Dalmatian.

Laguna e Karavastasë, e rrethuar nga pylli gjetherënës që përbën parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, është më e madhja në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Adriatik. Vetëm pak kilometra larg nga kjo perlë natyrore do të ndërtohet së shpejti një tjetër pasuri për Shqipërinë – një pasuri që përdor fuqinë e natyrës për të përmirësuar jetën e të gjithëve.

Toka fqinje (e pambrojtur) e Karavastasë së shpejti do të jetë vendi ku do të ndërtohet parku energjitik me panele diellore më i madhi në Shqipëri dhe Ballkan deri më tani – një projekt i energjisë së rinovueshme 140 MWp. Ky projekt synon të ndërpresë varësinë që vendi ka nga karburantet fosile për prodhimin e energjisë elektrike.

Një projekt model për prodhimin e energjisë diellore 

Parku energjitik me panele diellore i Karavastasë ka kushtuar 135 milionë euro dhe është ndërtuar nga kompania franceze Voltalia. Realizimi i këtij projekti është bashkëfinancuar nga Voltalia, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Privredna Banka Zagreb nëpërmjet një € 99 milionë kredie të përbashkët sindikale.

Projekti historik do të ndërtohet për të shfrytëzuar energjinë e rinovueshme të diellit duke përdorur një strukturë gjurmuese të energjisë diellore dhe panele me dy pasqyra. Projekti do të mundësojë një strategji inovative komercializimi hibrid – shitjen e energjisë së prodhuar në masën 50% tek një ndërmarrje shtetërore me çmim fiks dhe shitjen e pjesës së mbetur me çmimet e tregut – të kombinuara me një instrument mbrojtës të çmimit të energjisë për të shmangur paqëndrueshmërinë e çmimeve.

Constantin von Alvensleben, Menaxher i kompanisë Voltalia për Shqipërinë, thotë: “Duke pasur parasysh kapacitetin e lartë të instaluar prej 140 MWp, si dhe kohën e shkurtër të zbatimit prej një viti e gjysmë, ky projekt ka sjellë një ndryshim radikal për energjinë diellore në vend.

“Është një moment i mrekullueshëm për të gjitha palët e interesuara, përfshirë qeverinë shqiptare, Voltalian si zhvillues, huamarrës dhe kontraktor, si dhe bashkimin bankar të përbërë nga BERZH, IFC dhe Intesa Sanpaolo.”
 

"Ne mbështesim fuqimisht angazhimin e Shqipërisë për t'u bërë një eksportues i energjisë zero neto deri në vitin 2030 dhe strategjinë e saj për të diversifikuar burimet duke u fokusuar në fushat e energjisë së rinovueshme."

Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania

Ky financim paraqet aftësitë e ekipit tonë për të menaxhuar me sukses partneritetet ndërkombëtare në financimin e projekteve komplekse, në bashkëpunim me grupin Intesa Sanpaolo dhe PBZ

Shfrytëzimi i burimeve natyrore

Shqipëria ka një pozitë të shkëlqyer gjeografike për të përfituar nga energjia diellore. Mesatarisht 240-300 ditë me diell në vit, që e bën vendin shumë të ekspozuar ndaj rrezatimit të lartë diellor - deri në 1700 kWh/m2 në vit. Në mot të kthjellët, çdo metër katror mund të ketë rreth 2200 kWh në vit – pothuajse e mjaftueshme për të furnizuar me energji një shtëpi të përmasave mesatare.

Dekarbonizimi nuk është një objektiv i ri në axhendën e Shqipërisë. Në fakt, vendi ka një nga aksionet më të mëdha të energjisë së rinovueshme në përzierjen e tij të energjisë në Evropën Juglindore. 95% e energjisë elektrike së rinovueshme të prodhuar në vend vjen nga hidrocentralet, të cilat shfrytëzojnë energjinë natyrore të më shumë se 152 lumenjve të Shqipërisë. Por meqenëse temperaturat globale në rritje çojnë në reshje të ulëta dhe ulje të niveleve të ujit, mbështetja tërësisht në hidrocentralet e lë vendin të prekshëm ndaj një varësie të tepërt nga energjia e importuar.

Kërkesa vjetore për energji në Shqipëri pritet të rritet me 77% deri në vitin 2030 dhe prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet e mëdhenj pritet të ulet me rreth 15%-20% në të njëjtën periudhë.

Financat udhëheqin ndryshimin

Strategjia Kombëtare e Energjisë e Shqipërisë i kushton një rëndësi të veçantë diversifikimit të burimeve të rinovueshme, si dhe një objektiv të pakushtëzuar të reduktimit të emetimeve prej 20.9% deri në vitin 2030.

Megjithatë, Komisioni Ekonomik i OKB-së për Evropën theksoi në vitin 2021 se Shqipëria ende përballet me sfida thelbësore për ta realizuar këtë. Një nga sfidat ishte heqja e rrezikut të financimit të projekteve në shkallë të gjerë të burimeve të rinovueshme, për të frymëzuar besim dhe për të nxitur investimet ndërkombëtare.

Pas vënies në punë, parku energjitik me panele diellore në Karavasta pritet të prodhojë më shumë se 265 gigavat orë energji elektrike në vit. Kjo do të shoqërohet me reduktime në emetimet e gazeve serrë prej rreth 96,500 ton ekuivalent CO2 në vit – ose 9.5% të dioksidit të karbonit të emetuar nga sektori industrial në Shqipëri. Ai do të përfaqësojë gjithashtu një hap tjetër përpara për bashkëpunimin ndërkombëtar të sekorit financiar për të ndihmuar në arritjen e synimeve klimatike.

Me një kredi të lëshuar prej 29 milionë eurosh, grupi Intesa Sanpaolo është i vetmi grup bankar komercial i përfshirë në këtë transaksion. Intesa Sanpaolo Bank Albania është përfshirë në kredinë sindikale, duke marrë dhe rolin e Agjentes lidhur me kolateralin Onshore (brenda territorit të Shqipërisë), dhe të Agjentes së sigurisë në tokë.

PBZ-së i është besuar gjithashtu roli i agjentit administrativ, Agjentit të Pagesave dhe Agjentit të lidhur me Kolateralin Offshore (jashtë territorit të Shqipërisë) prej 99 milionë euro. 

"Shpresojmë që ky transaksion të shërbejë si shembull për projektet e tjera private të energjisë së rinovueshme për t'u ndjekur, veçanërisht në sektorin e energjisë diellore. Energjia diellore mund të përdoret për qëllime të ndryshme pa gjeneruar emetime të gazeve serë dhe pa i reduktuar më tej burimet tona natyrore."

Vedrana Jelušić Kašić, anëtare e bordit menaxhues në PBZ

"Ky projekt përfaqëson një shembull të shkëlqyeshëm të sinergjisë së rrjetit Intesa Sanpaolo dhe qëllimeve më të gjera të biznesit të Intesa Sanpaolo."

Giuseppe Ferraro, Drejtor i Departamentit të SME-ve të Korporatave të Divizionit të Bankave Filiale Ndërkombëtare

Divizioni i Bankave Filiale Ndërkombëtare synon të bashkëpunojë në projekte të ngjashme në të ardhmen, ku financat mund të mobilizojnë ndryshimin dhe qëllimet e ekonomisë qarkulluese.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0