• No Suggestions Result

ZHVILLIMI I BIZNESIT

Industria e Udhëtimit rritet ndjeshëm në 2022

Turizmi kaloi nga një prej sektorëve ekonomikë me rritjen më të shpejtë në botë në një ndalesë të papritur në vitin 2020, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Por tani industria po rikthehet në gjendjen e mëparshme ndërsa bota po rimëkëmbet, me numrin e turistëve dhe PBB-në që i afrohet niveleve para pandemisë.

Charlotte Ricca

04/03/2022

Për të mësuar më shumë ndiq video-n:

Studimet më të fundit parashikojnë një rikthim të rëndësishëm për sektorin e turizmit në vitin 2022. Të dhënat nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (KBUT) sugjerojnë se kontributi i industrisë në ekonominë globale do të arrijë në 8.6 trilion dollarë këtë vit, vetëm 6.4% më pak krahasuar me nivelet para pandemisë.

Gjatë dy dekadave të fundit, turizmi është bërë një nga sektorët ekonomikë me rritjen më të shpejtë në botë, duke tejkaluar eksportet e naftës, produkteve ushqimore dhe automobilave. Në vitin 2019, kontributi i tij total në ekonominë globale ishte 9.2 trilion dollarë, duke gjeneruar 10.4% të PBB-së globale dhe 10.6% të të gjitha vendeve të punës.

Në vitin 2019 u regjistruan 1.5 miliardë ardhje turistike ndërkombëtare, që shënoi një rritje prej 4% krahasuar me një vit më parë3. Për më tepër, shpenzimet turistike u rritën me 6% në vit, duke arritur në 1,482.4 milionë dollarë.

Për sa i përket destinacioneve të njohura, 50,9% e të gjithë turistëve vizituan kontinentin e Evropës, 24,5% udhëtuan drejt vendeve të Azisë dhe Paqësor-it, 15% në Amerikë, 5% në Lindjen e Mesme dhe 4,6% në Afrikë.

Një sërë faktorësh kontribuan në rritjen e industries së turizmit, si për shembull revolucioni dixhital, i cili përmirësoi aksesin në informacion, rriti kohën e lirë, uli çmimet e fluturimeve, krijoi pasuri më të madhe si edhe ndikoi në një jetëgjatësi të shtuar të njerëzve.

Megjithatë, në vitin 2020, pandemia shkaktoi një ulje të ndjeshme të zhvillimit të turizmit, me ardhjet ndërkombëtare që u ulën me 74% krahasuar me një vit më parë. Si rezultat, kontributi i industrisë në PBB-në globale u ul ndjeshëm me 49.1% për të arritur në 4.7 trilion dollarë në vitin 2020, ndërsa 62 milionë vende pune u humbën.

Megjithatë sot që flasim, industria është në rritje. Studimet më të fundit kanë treguar se kontributi i udhëtimit dhe turizmit si në ekonominë globale ashtu edhe në punësim mund të arrijë nivelet pothuajse para pandemisë këtë vit. Në janar të 2022, performanca u rrit me 130% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që ardhjet ndërkombëtare arritën në 18 milionë, që ishte një rritje e barasvlefshme me të gjithë rritjen e vitit 2021.

Turizmi në të gjitha vendet e botës shënoi një rritje të konsiderueshme, veçanërisht në Evropë, ku ardhjet u rritën me 199.3%. Në të njëjtën kohë, numri i turistëve në Amerikë u rrit me 97.4% dhe në Lindjen e Mesme me 89.3%. Afrika, Azia dhe vendet e Paqësorit kanë arritur për herë të parë një rikuperim kaq të fortë, duke parë një rritje përkatësisht 51.3% dhe 44%. Megjithatë, këto shifra parashikohet të rriten edhe më shumë përgjatë vitit 2022.

Qeveritë evropiane prezantuan nisma për të ndihmuar në uljen e zvogëlimit të ardhjes së turistëve vendas. Italia zbatoi planin e shpëtimit të njohur si “Italy Cure” në maj të vitit 2020, i cili përfshinte një paketë bonus deri në 500 € për familjet me të ardhura të ulëta të cilat ofronin akomodim turistik. Nisma të tjera përfshinin grante për aktivitete turistike në qendrat historike të qyteteve të artit, 15 milionë euro për promovimin e turizmit dhe skemën e kuponëve “See Sicili”, e cila u ofronte turistëve një zbritje në biletat e fluturimeve, një natë qëndrimi falas, një tur falas dhe hyrje në një pike të atraksionit kulturor.

Si rezultat i veprimit proaktiv të qeverisë, Italia u ngjit nga vendi i gjashtë në të pestën në tabelën e ligës së KBUT-së për kontributin total të udhëtimeve dhe turizmit në PBB, pavarësisht se vendi përjetoi një rënie prej 51% në kontributin e PBB-së nga ky sektor.

Përpara pandemisë, Italia renditej e pesta në listen e 10 vendeve për ardhjet ndërkombëtare të turistëve. Midis viteve 2015 dhe 2019, norma mesatare vjetore e rritjes së ardhjeve ndërkombëtare u rrit në 6%, që ishte më e lartë se shifra botërore prej 5%.

Sipas të dhënave më të fundit të Istat, deri në janar 2022, 65% e mbërritjeve dhe 70.3% e kohëzgjatjes së qëndrimit ishin rikuperuar nga janari 2019, me rikuperim më të madh për turistët e huaj sesa ato vendas. Ndërsa udhëtarët e huaj shpenzuan 33.2% më pak në janar 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të 2019-ës, shpenzimet arritën në 1.5 miliardë euro. Kjo shifër ishte dukshëm më e lartë se 400 milionë euro të shpenzuara në vitin 2021.

Nuk është vetëm Italia që gëzoi një rimëkëmbje, sepse e gjithë industria e turizmit dhe udhëtimeve po lulëzon. Studimet më të fundit nga KBUT tregon se kontributi i industrisë turistike si në ekonominë globale ashtu edhe në punësimin mund të arrijë nivelet pothuajse para pandemisë këtë vit.

Sipas Julia Simpson, Presidente dhe Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e KBUT, viti 2022 është "i premtues për një rikuperim të fortë" nëse qeveritë vazhdojnë të heqin kufizimet për të udhëtuar.

 

"Sektori ynë mund të rikuperojë më shumë se 58 milionë vende pune dhe të gjenerojë 8.6 trilion dollarë, gjë që do të nxiste rimëkëmbjen ekonomike në mbarë botën."

Julia Simpson, Presidente dhe Julia Simpson, Presidente dhe Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive, Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit.

Ndërsa njerëzit fillojnë të udhëtojnë përsëri, qeveritë duhet të zbatojnë procedura e rregulla të thjeshtuara, duke përfshirë përdorimin e zgjidhjeve dixhitale. Udhëtimi i së ardhmes duhet të jetë pa kontakt duke garantuar sigurinë e njerëzve.

Zbulo më shumë në Raportin në link:

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0