Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Vizioni, Misioni , Vlerat
Vizioni
Banka luan një rol kryesor si një huadhënës i madh për koorporatat dhe SME-të që udhëhiqen nga principet e qëndrueshmërisë. Në linjë me rolin e saj të “bankës urë” midis investitorëve të mundshëm italianë dhe mundësive të ofruara nga Shqipëria, banka është shumë aktive në marrëdhëniet e saj bankare me klientët që operojnë në fushat e hydro-elektricitetit dhe energjisë. Aktiviteti huadhënës ecën përkrah një qasjeje të kujdesshme në marrjen e masave të përshtatshme në portofolin e kredive, duke i kushtuar një kujdes të veçantë kontrollit të kostove pa i ndërprerë investimet për rritje.
Pro-aktiviteti dhe thjeshtësia në biznesin e shërbimeve ndaj individëve dhe SME-ve janë përcaktuese të marrëdhënieve me këta klientë. Banka në mënyrë të vazhdueshme ndërton bashkëpunime me institutet private e publike të vendit për të lehtësuar një gamë të plotë shërbimesh bankare që rrisin besnikërinë e klientëve.
Misioni
Ne punojmë për të ofruar shërbime bankare e financiare cilësore për klientët tanë dhe çelim rrugë për promovimin e zhvillimit në të gjithë zonat ku veprojmë. Ne inkurajojmë një stil rritje ekonomike që i kushton kujdes arritjes së rezultateve të qëndrueshme dhe në krijimin e një proçesi të bazuar mbi besimin, që rrjedh nga kënaqësia e klientëve dhe bashkëpunëtorëve, ndjesisë së përkatësisë nga ana e punonjësve dhe monitorimi i afërt i nevojave të komuniteteve lokale ku operojmë.
Ne konkurojmë në treg duke “luajtur ndershëm” dhe jemi të gatshëm te bashkëpunojmë me entitete të tjera ekonomike private e publike, kurdo që është e nevojshme të përforcojmë kapacitetin e rritjes ekonomike në vendet ku operojmë.
Vlerat tona
INTEGRITETI
Ne i ndjekim synimet tona me ndjeshmëri, paanësi dhe përgjegjshmëri, me respektim të plotë dhe të vërtetë të rregullave dhe të etikës profesionale si dhe në frymën e marrëveshjes së nënshkruar me ju.
PËRSOSMËRIA
I kemi vënë vetes qëllimin e përmirësimit të vazhdueshëm, duke parë larg, duke përafruar sfidat e së nesërmes, duke kultivuar krijueshmërinë e prirur drejt risive , duke vlerësuar dhe shpërblyer meritat.
TRANSPARENCË
Vëmë transparencën në bazë të veprimeve tona, të komunikimit dhe kontratave tona për t’u lejuar të gjithë partnerëve tanë të bëjnë zgjedhje të pavarura dhe të vetëdijshme.
RESPEKTIM I SPECIFIKAVE
Duam të bashkërendojmë dimensionin e Grupit me veçoritë specifike të tregut lokal, të jemi një bankë që mendon në largpamësi dhe që nuk humb nga vëmendja individin.
BARAZI
Impenjohemi të eliminojmë çdo diskriminim tek sjellja jonë, të respektojmë diferencat e gjinisë, moshës, racës, përkatësisë fetare, politike ose sindikale, gjuhës ose aftësive të ndryshme.
VLERA E INDIVIDIT
Vlera e personit udhëheq mënyrën tonë të të vepruarit, përdorim dialogun si levë përmirësuese me marrëdhëniet me partnerët tanë.
PËRGJEGJËSI NË PËRDORIMIN E BURIMEVE
Kemi për qëllim të përdorim në mënyrë të kujdesshme të gjitha burimet, duke promovuar sjelljet që mundësojnë evitimin e shpenzimeve, duke privilegjuar zgjedhjet që janë të qëndrueshme në kohë.
Historia
Intesa Sanpaolo Bank Albania lindi në vitin 2008 nga bashkimi i dy Bankave të rëndësishme të vendit, Banca Italo-Albanese (themeluar në 1993) dhe Bankës Amerikane të Shqipërisë (themeluar në 1998), të dyja të blera nga Grupi Intesa Sanpaolo.
Në vitin 2017, Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Çmimet
2024
- BEST BANK IN ALBANIA 2024 - CFI.CO (Capital Finance International)
- BEST RENEWABLE ENERGY FINANCING ALBANIA - GLOBAL BANKING & FINANCE
- BEST BANK FOR SUSTAINABLE DEVELOPMENT ALBANIA - GLOBAL BANKING & FINANCE
2023
- MOST INNOVATIVE MOBILE BANKING APP ALBANIA 2023 - GLOBAL BANKING & FINANCE
2022
- BEST DIGITAL BANK IN ALBANIA - GLOBAL BANKING & FINANCE
2021
- BEST CSR BANK IN ALBANIA - GLOBAL BANKING & FINANCE
2020
- BEST DIGITAL BANK ALBANIA – GLOBAL BANKING & FINANCE
- MOST INOVATIVE DIGITAL BRANCH IN ALBANIA – GLOBAL BANKING & FINANCE
- BEST BANKING & FINANCIAL SERVICES PROVIDER 2020 IN ALBANIA – GLOBAL EXCELLENCE AWARDS
- BEST CEO IN ALBANIA’S BANKING INDUSTRY - BUSINESS WOLRDWIDE
- MOST INNOVATIVE CEO OF THE YEAR IN ALBANIA - BUSINESS WOLRDWIDE
- BANKING CEO OF THE YEAR IN ALBANIA – INTERNATIONAL BUSINESS MAGAZINE
- BEST PRIVATE BANK IN ALBANIA – INTERNATIONAL BUSINESS MAGAZINE
- CORPORATE BANK OF THE YEAR IN ALBANIA – CORPORATE INTL
2019
- BEST DIGITAL BANK ALBANIA – GLOBAL BANKING & FINANCE
- BEST BANK GOVERNANCE ALBANIA – CFI.CO
- SUPERBRANDS ALBANIA – SUPERBRANDS
2018
- BEST BANK GOVERNANCE ALBANIA – CFI.CO
2014
- THE BEST EMERGING MARKETS BANK IN ALBANIA – GLOBAL BANKING & FINANCE
2007
- BANK OF THE YEAR 2007 - THE BANKER