Deklarimi i Burimit të të Ardhurave
Përse kërkohet nga ana e Bankave deklarimi i burimit të të ardhurave?
31/08/2021
Pse kërkohet nga ana e Bankave deklarimi i burimit të të ardhurave?
Kërkesa në lidhje me deklarimin e burimit të fondeve është e parashikuar në kuadrin ligjor për ushtrimin e vigjilincës së duhur dhe të zgjeruar të ligjit dhe udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave konkretisht bazohet në:
- Ligjin nr. 9917 datë 19.05.2008 për “Parandalimin e pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” i ndryshuar,
- Udhëzimin nr.28 “Për metodat dhe procedurat e raporitmit dhe marrjes së masave paradaluese nga subjektet e Ligjit nr.9917 datë 19.05.2008 për Parandalimin e pastrimit të Parave dhe Financimit të terrorizmit”, të ndryshuar dhe
- Rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 44, datë 10.06.2009 për Parandalimin e pastrimit të Parave dhe Financimit të terrorizmit.
Dispozitat ligjore nuk parashikojnë nje prag për të cilin bankat duhet të mos kërkojnë informacion në lidhje me burimin e fondeve. Legjislacioni parashikon në mënyrë specifike që në kuadrin e ushtrimit të vigjilencës së duhur apo të shtuar si dhe në kuadrin e monitorimit të transaksionit apo/edhe aktivitetit, bankat kërkojnë informacion në lidhje me burimin e fondeve përvec informacionit dhe dokumentacioneve të tjera të parashikuara në legjislacion.
Masat e parashikuara në kuadrin ligjor janë të parashikuara dhe në kuadrin rregullativ të brendshëm të vetë bankave nëpërmjet udhëzimeve, rregulloreve , procedurave të ndryshme etj. Çdo bankë në varësi të politikave të saj, vlerësimit të rrezikut të vetë bankës si dhe duke marrë në konsideratë dhe vlerësimin për rrezikun kombëtar, ndërton procedurat e veta dhe për sa është e mundur edhe në përcaktimin e një pragu për të cilin kërkohet vigjilencë më e shtuar. Deklarimi i burimit të fondeve kryhet për çdo transkasion, jo vetëm në rastin e depozitimeve por edhe për produkte të tjera si në rastin e transfertave.
* Pra çdo transaksion shoqërohet me kërkesë për burimin e fondeve dhe më pas përdorimin e tij dhe qëllimin e transaksionit.