Skema e kursimit, harta e vlerës dhe kategoritë e fondeve
Zbulo më shumë rreth termave financiare, në mënyrë që të merrësh vendime më të zgjuara për investimet e tua të rradhës.
02/02/2024
Cila është një strategji e mirë kursimi?
Një metodë kursimi që mund të kontribuojë në arritjen e qëllimeve është Skema e Kursimit, e cila është një strategji që garanton disiplinën e investimeve dhe vazhdimësinë me kalimin e kohës.
Nëpërmjet investimeve periodike, madje edhe të njësive të vogla, është e mundur të ndërtohet kapital me kalimin e kohës për të arritur qëllimet e ardhshme.
Falë Skemës së Kursimit, zakoni i vëmendjes së vazhdueshme ndaj shpenzimeve të përditshme dhe kursimeve të përditshme lejon rritjen e investimit në një mënyrë të lehtë dhe graduale.
Shiko videon të zbulosh më shumë:
Cilat elemente duhen marrë parasysh para se të investosh?
Kur duhet të vendosësh se si të investosh kursimet e tua, ti mund të zgjidhësh midis llojeve të ndryshme të instrumenteve financiare (monetare, obligacioneve dhe kapitalit) secili me karakteristikat e tij specifike të riskut dhe kthimit të mundshëm.
Zgjedhja e instrumenteve ku do të investohet mund të bëhet në përputhje me objektivat e riskut dhe të kthimit dhe periudhën kohore të investimit:
Shiko videon të zbulosh më shumë:
Llojet e ndryshme të fondeve
Dallimi kryesor ka të bëjë me asetet financiare në të cilat ata investojnë dhe, rrjedhimisht, riksun potencial dhe kthimin që i karakterizon ata:
- Fondet e likuiditetit ose fondet e tregut të parasë (të njohura edhe si fonde monetare) - Këto janë Fonde që investojnë në instrumente afatshkurtra (jo më shumë se 6 muaj) të tregut të parasë, risku i të cilave është i ulët.
- Fondet e obligacioneve - Këto janë Fonde që investojnë kryesisht në obligacione qeveritare dhe të korporatave dhe karakterizoheni nga një shkallë përgjithësisht më e ulët e riskut sesa fondet e kapitalit.
- Fondet e balancuara - Këto janë Fonde që investojnë, në pjesë të ndryshme, si në kapitale, ashtu edhe në obligacione; prandaj ato janë një kombinim i kapitalit dhe i fondeve të obligacioneve. Niveli i riskut të fondeve të balancuara rritet me rritjen e kapitalit në portofol.
- Fondet e kapitalit - Këto janë Fonde që investojnë kryesisht në kapitale dhe në përgjithësi karakterizohen nga një shkallë e lartë e riskut.
- Fondet fleksibël - Këto janë fonde që nuk kanë kufizime në shpërndarjen e aseteve (obligacionet e kapitalit): politika e tyre e investimeve nuk është e lidhur me një pikë reference, por me një masë të riskut të portofolit (Var).
Shiko video-n të mësosh më shumë:
Fondet Kolektive Eurizon
Zbulo më shumë rreth Fondeve të Investimit të ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Përmbajtja e kësaj video publikohet vetëm për qëllime informative dhe edukative mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a. Çdo informacion i dhënë në këtë dokument nuk përbën këshilla investimi ose rekomandime investimi, as nuk përbën një ofertë për të blerë ose shitur ose një kërkesë për një ofertë për të blerë ose shitur aksione ose njësi në fondet e investimeve ose instrumente të tjera financiare, dhe nuk duhet të konsiderohet si një ofertë, ose një kërkesë e një oferte, për të blerë ose shitur ndonjë produkt ose shërbim investimi