• No Suggestions Result

Transparenca në shërbimet bankare

KUADRI LIGJOR

Transparenca në shërbimin bankar

Cilat janë kushtet kryesore të transparencës në sektorin bankar?

03/09/2021

Në këtë artikull do të paraqesim një tablo të kushteve që banka duhet të përmbushë për të qenë transparente në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve.

 

-    Rregullorja e Bankës së Shqipërisë nr. 59 datë 29.08.2008 “Mbi transparencën e produkteve dhe shërbimeve bankare e financiare” vendos kushtet që banka duhet të plotësojë në mënyrë që produktet dhe shërbimet e ofruara të jenë sa më transparente e të kuptueshme për klientin.

 

Kërkesa të përgjithëshme të Transparencës: 

-    Bankat publikojnë dukshëm dhe qartësisht në faqet e tyre të internetit dhe në ambientet e tyre të punës informacionin mbi normat e interesit të kredive dhe depozitave, si dhe komisionet për produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë për klientët.

-    Bankat sigurojnë që informacioni, afatet, kushtet e produkteve dhe shërbimeve, të drejtat dhe përgjegjësitë e klientit, të jenë të Plota dhe të Sakta, si dhe në një gjuhë të kuptueshme për klientin.  Gjuha ligjore ose teknike, do të përdoret vetëm kur paraqitet e domosdoshme.

-    Përpara se klienti të zgjedhë një produkt ose shërbim, bankat i japin klientit paraprakisht informacion të plotë për kushtet, afatet dhe normat në përqindje të interesit, për rreziqet që shoqërojnë marrjen e produktit apo shërbimit, si dhe komisionet dhe penalitetet në rastet kur këto të fundit bëhen të aplikueshme. 

-    Në rastin kur klienti aplikon për një kredi në monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjeneron të ardhurat, dhe kur banka vlerëson se kapacitetet e tij për t’u mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit janë të pamjaftueshme, banka i ofron klientit, si alternativë, një kredi të krahasueshme në monedhën në të cilën gjenerohen të ardhurat e tij.

-    Bankat, në rastet kur ndryshojnë kushtet e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve bankare apo financiare, njoftojnë:*


a)   Në mënyrë individuale: Secilin klient që është subjekt i këtyre ndryshimeve, sipas afatit dhe formës së përcaktuar në kontratën ndërmjet palëve (me shkrim, nëpërmjet mjeteve të qëndrueshme të komunikimit ose mesazheve telefonike) dhe të dokumentuar nga banka; 
si dhe 
b)  Nëpërmjet afishimit: Të njoftimeve ose broshurave në ambientet e bankës, në faqen zyrtare të internetit ose me mjetet e komunikimit masiv.

* Bankat nuk ndryshojnë, pa pëlqimin e klientit, gjatë kohëzgjatjes së kontratës/marrevëshjes së kredisë metodën apo metodologjinë e llogaritjes së normës të interesit dhe/ose elementet përbërës të saj, për të cilat është rënë dakord me klientët në momentin e lidhjes të marrëveshjes/kontratës së kredisë.


Përvec kërkesave të përgjithëshme të transparencës, Banka e Shqipërisë nëpërmjet Rregullores së Bankës së Shqipërisë nr. 59 datë 29.08.2008 “Mbi transparencën e produkteve dhe shërbimeve bankare e financiare”, vendos edhe kushtet specifike për:

-    Metodën e llogaritjes dhe publikimit të normës efektive të interesit për kreditë.

-    Elementet e detyrueshëm të Kontratës së Kredisë.

-    Elementet e detyrueshëm të Kontratës së Depozitës.

-    Elementet e detyrueshëm të Kontratës së Llogarisë Rrjedhëse

 

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0