Diversifikimi dhe Luhatshmëria
Zbulo më shumë rreth termave financiare, në mënyrë që të merrësh vendime më të zgjuara për investimet e tua të rradhës.
04/01/2024
Çfarë është Diversifikimi?
Diversifikimi nënkupton investimin në dy ose më shumë instrumente financiare me karakteristika të ndryshme në aspektin e klasës së aseteve (aksione, obligacione dhe fonde), emetuesit (kompani të ndryshme), tregjet (zonat gjeografike, sektorët e prodhimit, vendet) dhe monedhat. Diversifikimi mund të jetë një strategji e mirë për të zvogëluar riskun e gjeneruar nga luhatshmëria e investimeve.
Zbulo më shumë në video-n e përgatitur:
Çfarë është Luhatshmëria?
Luhatshmëria mat ndryshimin e çmimeve të një instrumenti financiar gjatë një periudhe të caktuar: sa më e lartë luhatshmëria e një instrumenti financiar, aq më i madh është probabiliteti i fitimeve, por edhe risku i humbjeve.
Në këto raste, luhatjet mund të krijojnë pasiguri : është ky momenti kur gjendja emocionale e investitorit merr një rol thelbësor. Për këtë arsye është e rëndësishme të vlerësohet klasa e aseteve në të cilat personi investon dhe periudha referencë e kohës, kur merret një vendim për investim.
Zbulo më shumë në video-n më poshtë:
Fondet Kolektive Eurizon
Zbulo më shumë rreth Fondeve të Investimit të ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.