Llogaria Rrjedhëse për Biznese
Llogaria Rrjedhëse për Biznese
30/08/2021
Pse Bizneset duhet të hapin një Llogari Rrjedhëse?
Kompanive të biznesit, (të cilat rregullisht kryejnë një numër të konsiderueshëm veprimesh bankare) u nevojitet llogaria rrjedhëse për të dokumentuar transaksionet dhe për të thjeshtuar veprimet e tyre financiare.
Nëpërmjet një llogarie rrjedhëse bizneset mund të:
- Kryejnë veprime bankare ditore ose mujore
- Paguajnë fatura të ndryshme tek furnitorët e tyre
- Tërheqin dhe të mbledhin shumë pagesa që palët e treta bëjnë në favor të biznesit
- Monitorojnë aktivitetin e tyre
- Dokumentojnë aktivitetin e biznesit për qëllime fiskale
- Aksesojnë bankën e tyre dixhitale etj
Ligji për hapjen e një Llogarie Rrjedhëse nga Bizneset
- Në vitin 2019 ka hyrë në fuqi ligji që detyron të gjitha bizneset, përfshirë edhe bizneset e vogla, dhe OJF që të hapin llogari bankare si pjesë e një pakete masash për të Luftuar fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri.
- Të gjithë subjektet Tatimpaguese të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit/Administratës Tatimore në bazë të këtij ligji janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit të tyre, jo më vonë se nëntëdhjetë ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji (data 26.07.2019) dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore.
- Subjektet e reja tatimpaguese, ligji i detyron që të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës, jo më vonë se njëzet ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore. Sipas Ministrisë së Financave, ky ligj garanton një marrëdhënie më korrekte të bizneseve me Administratën Tatimore, më pak Inspektime dhe Konkurrencë të ndershme në treg.