Tendenca e shërbimit bankar dixhital
Tendencat e shërbimit bankar dixhital
Cilat janë disa nga tendencat e shërbimit Bankar Dixhital në të ardhmen?
03/09/2021
Tendencat kryesore të Shërbimit Bankar Dixhital
Bankingu në të ardhmen ka gjasa të jetë i padukshëm, i ndërlidhur dhe i udhëhequr nga të dhënat. Bankat lider do të përdorin teknologjinë dhe njohurinë e thelluar për klientin për të ofruar shërbime pikërisht në momentin që ty të nevojitet. Ndër tendencat më kryesore të së ardhmes mund të përmendim:
- Analiza dhe teknologjia e avancuar si Inteligjenca Artificiale
Do të ndihmojnë që të kesh një eksperiencë më të personalizuar ndaj nevojave reale, si psh analiza e kostove për të mbajtur nën kontroll shpenzimet, fushatat e zgjuara, ose programet e besnikerisë.
- Bankingu i Përgjegjshëm
Është një tjetër tendencë që pritet të ketë një fokus të veçantë në linjë dhe me ndërgjegjësimin përsa i përket çështjeve me rëndësi globale. Do të dëshmosh më shumë produkte bankare që nxisin sjelljen e përgjegjshme ndaj planetit, kursimit të energjisë, kursimit të përdorimit të letrës duke shkuar drejt proceseve për të cilat nuk nevojitet fare të përdoret letër.
- Koncepti i Bakingut të Hapur
Do ti mundesojë bankave që ta përmirësojnë eksperiencën e klientit pasi do të aksesosh dhe integrohesh me platforma të reja, biznese të reja si dhe do të kesh më tepër lehtësi për të analizuar dhe përdorur të dhënat e tua. Do të kesh mundësi të shikosh informacionin financiar të agreguar. Nga ana tjetër bankingu i hapur do thjeshtëzojë procesin e regjistrimit të klientëve të rinj, do përmiresojë profilin e klientit dhe identifikimin e sjelljeve të dyshimta duke përmirësuar monitorimin.
- Ndërveprimi Njerëzor dhe Dixhital
Kjo është një ndër tendecat e fundit por jo më pak të rëndësishmet. Shërbimet që do të shkrijnë prekjen njerëzore me veprimet dixhitale do të kenë përparësi. Në këtë aspekt do të shohësh në të ardhmen më tepër institucione që do të përdorin gjithnjë e më shumë Chatin përmes videove, që ti ofrojnë klientëve jo vetëm shërbime më të personalizuara, por edhe të thellohet më tepër marredhënia dhe të rritet besimi i tyre ndaj bankës.
Pikat më sipër, janë vetëm disa tendenca që priten të zhvillohen në vitet që vijnë. Ajo çfarë është e sigurtë është që nevojat gjithnjë e në evoluim të klientëve, do të ndikojnë jo vetëm në produktet dhe shërbimet që bankat ofrojnë sot, por mbi të gjitha edhe në mënyrën se si këto shërbime ofrohen.