Transfertat
Çfarë janë Transfertat dhe Llojet e tyre?
02/09/2021
Llojet kryesore të Transfertave
1. Transfertat në LEK drejt Bankave vendase në Shqipëri.
- Transferimi i shumave në LEK në favor të një përfituesi, zotërues i një llogarie rrjedhëse të një Banke të ndryshme nga Banka e Urdhëruesit në Shqipëri.
- Për të lejuar ekzekutimin korrekt të pagesës, urdhëri i pagesës duhet të tregojë detyrimisht kodin IBAN të Përfituesit.
- Pagesat mund të urdhërohen si në sportelet e bankës ashtu dhe nëpërmjet përdorimit të kanaleve alternative online.
- Trasferta në LEK në mbërritje Përfituesi nuk paguan asnjë komision apo shpenzim të mëtejshëm pranë bankës se tij.
- Ndërsa për transferta të kryera nga të gjithë kanalet online edhe shpenzimet e urdhëruesit mbi transfertë për shuma deri ne LEK 20.000 janë falas.*
*Mbi këtë shumë Urdhëruesi paguan gjysmën e komisionit nëse do paraqitej pranë një sporteli të bankës.
2. Transfertat në monedhë të huaj drejt Bankave vendase në Shqipëri.
- Bëhet fjalë për transferimin e shumave në monedhë të huaj në favor të një Përfituesi, zotërues i një llogarie rrjedhëse të një Banke tjetër shqiptare, të ndryshme nga ajo e Urdhëruesit po në Shqipëri.
- Si në çdo rast: Për të lejuar ekzekutimin korrekt të pagesës, urdhëri i pagesës duhet të tregojë saktë koordinatat bankare të Përfituesit.
- Ndryshe nga pagesat në LEK: ekzekutimi i këtyre pagesave bëhet nëpërmjet bankave të huaja, pasi bankat në Shqipëri nuk kanë llogari valute me njëra tjetrën.*
*Kostot e pagesave janë më të larta në këto raste.
3. Transfertat në monedhë të huaj drejt Bankave të huaja jashtë territorit shqiptar.
Transferimi i shumave në monedhë të huaj në favor të një Perfituesi, zotërues i një llogarie rrjedhëse të një Banke jashtë Shqiperie duhet të plotësojë këto kushte:
- Urdhëri i Pagesës duhet të tregojë saktë koordinatat bankare të Përfituesit, si dhe sipas rregulloreve të BoA dhe kërkesave të autoriteteve të Parandalimit të Pastrimit të Parave, duhet dokumentuar transferta me material justifikues. (psh, fatura, kontrata,etj)
- Edhe ekzekutimi i këtyre pagesave bëhet vetëm nëpërmjet bankave të huaja korrespondente.
- Kostot e pagesave janë te larta në këtë rast, ato variojnë nga njëra bankë në tjetrën dhe nga njëri shtet në tjetrin.
- Megjithëse ka një standardizim të kostove dhe kohës së lëvrimit të pagesave në monedhë të huaj, procedimi i tyre varet edhe nga faktorëve të tjerë të cilët lidhen me kontrollet e kryera për parandalimin e pastrimit te parasë nga te gjithë bankat që e prekin dhe e tranzitojnë pagesën.
Datë Valuta: Datë valuta nënkupton datën e vlefshmërisë te fondeve, datën në te cilën këto fonde bëhen të vlefshme për përdorim.
Komisionet e transfertave në monedhë të huaj (brenda apo jashtë Shqiperisë):
Klienti urdhërues i pagesës mund të zgjedhë se kush do ti paguajë komisionet e transfertës që në momentin e urdhërimit të transfertës.
Shembull
Klienti X do te transferojë USD 1,000 për klientin Y ne bankën e këtij të fundit në New York. Urdhëruesi ka 3 opsione:
1) që të gjitha komisionet t’i paguajë Përfituesi i transfertës. Në këtë rast urdhëruesi paguan vetëm USD 1,000. Përfituesi merr më pak se USD 1,000 pasi janë zbritur të gjithë komisionet. Terminologjia e përdorur nga bankat në këtë rast është BEN (që do të thotë beneficiary, pra Përfituesi).
2) që të gjitha komisionet t’i paguajë Urdhëruesi: Në këtë rast urdhëruesi paguan të gjithë komisionet në mënyrë që Përfituesi të ketë në llogarinë e tij shumën prej USD 1,000. Terminologjia e përdorur nga bankat në këtë rast është OUR (Pra Urdhëruesi).
3) që të gjitha komisionet të ndahen mes urdhëruesit dhe përfituesit të transfertës. Në këtë rast Urdhëruesi paguan USD 1,000 + komisionet e bankës se tij ndërsa Përfituesi merr më pak se USD 1,000 pasi janë zbritur te gjitha llojet e komisioneve të tjera. Terminologjia e përdorur nga bankat në këtë rast është SHA (Shared – të ndara).