Intervistë me Kevin Salerno
Intesa Sanpaolo është e vetmja bankë italiane me prezencë në kontinentin e Australisë dhe po shënon sukses në rritjen e investimeve në fushën e infrastrukturës, marrëveshjeve të huasë dhe mbështetjes së proceseve të bashkimit të kompanive shumëkombëshe, pavarësisht situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.
16/10/2020
Dega e Korporatave e Intesa Sanpaolo u prezantua në Sidnej në gjysmën e parë të vitit 2021, duke e bërë atë të vetmen bankë italiane me prezencë në kontinentin e Australisë.
Më parë, çdo veprimtari biznesi që kishte lidhje me kompani të vendosura në Sidnej operohej nga dega e Intesa Sanpaolo në Hong Kong. Hapja e degës australiane është pjesë e planit të përgjithshëm të zhvillimit ndërkombëtar të grupit Intesa Sanpaolo dhe kulmon një zhvillim domethënës për sa i përket pranisë ndërkombëtare të Bankës në zonën e Azi-Paqësorit. Kjo degë aktualisht ka një staf të përbërë prej 12 personash i cili i raporton direkt në qendrën e Hong Kong-ut.
Dega e Sidneit është kryesisht e profilizuar në realizimin e huave për bizneset si dhe ofron shërbime për kompanitë, organizatat, zyrat e pasurive të paluajtshme dhe ndërrmjetësuesit e hipotekave. Këto financime mbështesin veçanërisht sektorët e infrastrukturës dhe energjisë, sindikatat e mëdha dhe partneritetet dypalëshe, me fokus projektet e blerejeve dhe shkrirjeve të koroporatave të mëdha (Mergers & Acquisitions). Dega e Sidneit do t’i bëjë të mundur grupit Intesa Sanpaolo të rrisë mbështetjen ndaj kompanive italiane në procesin e zgjerimit të prezencës së tyre ndërkombëtare dhe ndaj bizneseve ndërkombëtare të cilat operojnë në tregun australian.
Menaxheri i Përgjithshëm Kevin Salerno shpjegon se: “Ne nuk i përqëndrojmë përpjekjet tona vetëm tek klientët italianë apo evropianë. Ne përfaqësojmë gjithashtu një Bankë të madhe dhe të besuar për klientët vendas në Australi, si dhe ato me prejardhje nga kombësi të tjera.”
"Unë gjithmonë mundohem t’ju shpjegoj partnerëve dhe konkurrentëve tanë se ne nuk jemi përgjegjës vetëm për procesin e blerjes së aseteve, por në të njëjtën kohë shërbejmë edhe si analist kredie, organizues dhe arkitekt i strukturës së këtyre transaksioneve të shumave të mëdha."
Kevin Salerno, kreu i Degës së Intesa Sanpaolo në Sidnei
Disa nga klientët tanë kryesorë përfshijnë kompani të famshme si për shembull “Webuild” (më parë Salini), CIMIC (ACS të Madridit) dhe Ghella. Më tej mund të përmendim dhe kopani të një tjetër profili siç janë një numër kompanish fondesh australiane të njohura me emrin Infrastruktura Macquarie dhe Asetet e Vërteta (IMAV) apo dhe fondi kanadez i pensioneve i njohur me emrin Mësuesit e Ontarios.
Intesa Sanpaolo ka zhvilluar veprimtarinë e saj në Australi prej dy dekadash – por mungesa e pranisë në vend do të thoshte se ajo ishte e përjashtuar nga një sërë mundësish. "Kur ne analizuam mundësitë dhe grupin tonë të aftësive, kishte shumë arsye se pse duhet të hapnim një degë," thotë Salerno.
Australia ka nevojë për më shumë zhvillim në infrastrukturë, shton ai: “Shumë nga klientët tanë evropianë janë liderë në infrastrukturë. Webuild, për shembull, po ndërton stacionin më të madh hidroelektrik të vendit në Uellsin e Ri Jugor.
“I njëjti projekt hidroelektrik në vitet 1940 bëri të nevojshme që Australia të siguronte teknologji të aftë evropiane dhe emigrantë. Dhe ja ku jemi, në vitin 2021, duke përdorur inxhinierinë evropiane për të dyfishuar kapacitetin e saj.”
Këto projekte luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të rajonit. Në fakt, Salerno thotë: "Australia është një ndër vendet me më pak pasoja të shkaktuara nga pandemia e COVID-19." Ajo po rihap kufirin e saj ndërkombëtar dhe vijon të jetë një vend i cili ka marrë vlerësimin më të lartë me tre A. "Nëse qeveritë tona shtetërore ose federale fillojnë një projekt, ekziston siguri e plotë për akordimin e pagesës drejt sponsorëve dhe partnerëve të biznesit".
Kjo qëndrueshmëri ndihmon në tërheqjen e kompanive, thotë Salerno. "Ka një sistem ligjor të fortë, ka një sistem të qartë kontabiliteti, ka një sistem gjykatash ku mund të shkosh në rast se shfaqet një problem. Kështu që shumë nga klientët tanë të huaj janë të kënaqur duke investuar dhe punuar këtu."
Banka gjithashtu ka shënuar një performance të mire financiare gjatë 10 muajve të fundit. "Ne kemi tejkaluar tashmë parashikimin tonë të huadhënies për vitin e parë," thotë Salerno.
"Në një fazë, rregullatori tha: "A dëshironi akoma licencën tuaj, duke pasur parasysh situatën e shkaktuar nga COVID-19?" Dhe ne thamë, 'Plani ynë i biznesit nuk përfshin financimin e pasurive të paluajtshme, mikpritjen, avionët apo transportin.' Ne nuk kemi parë asnjë goditje në parashikimin e planit tonë të biznesit për shkak të pandemisë, por kemi parë një rritje bazuar në zhvillimin e sektorit të infrastrukturës dhe mundësive për shkrirje dhe bashkim të kompanive shumëkombëshe.”
Banka tani planifikon të kalojë gjithnjë e më shumë në rolin e rregullatorit kryesor. "Ne do të shohim më shumë nga puna me vlerë të lartë dhe diskutimi i parë," thotë Salerno. Tashmë, thotë ai, “kur ka një mundësi shkrirje dhe bashkim të kompanive shumëkombëshe, ne jemi një nga bankat e para që kontaktohemi. Ne kemi ndërtuar një reputacion të mire në treg. ”
Ai shton: “Ndonjëherë ne kemi kaq shumë mundësi që nxjerrim pemët e ofertave nga Londra, Nju Jorku dhe Hong Kongu në mbështetje të tubacionit australian.
“Unë gjithmonë u shpjegoj sponsorëve dhe konkurrentëve tanë se ne nuk po blejmë vetëm asete, ne në fakt jemi nënshkruesi, organizuesi dhe strukturuesi i këtyre ndërveprimeve me vlerë të lartë”.