Përforcimi i marrëdhënieve dhe mbështetja e inovacionit: Qendra e re evropiane e Intesa Sanpaolo
Daniela Orlando, drejtuese e qendrës evropiane të Intesa Sanpaolo IMI Corporate & Investment Banking, shpjegon se si disa degë po koordinohen për të forcuar pozicionimin e bankës në Evropë.
15/07/2023
Për Daniela Orlando, drejtuese e qendrës evropiane në Divizionin Bankar të Korporatave dhe Investimeve IMI Intesa Sanpaolo, të menduarit në shkallë globale ndërsa mbahet në konsideratë respektimi i karakteristikave lokale për secilën nga Bankat që janë pjesë e grupit është një standard në mënyrën e të bërit biznes.
"Duke shfrytëzuar historinë tonë të gjatë si një bankë e rëndësishme tregtare italiane, ne kemi forcuar pozitat e biznesit tonë në Evropë, duke u bërë një nga lojtarët kryesorë në sektorin bankar."
Daniela Orlando, drejtuese e qendrës evropiane, Divizioni Bankar i Korporatave dhe Investimeve IMI Intesa Sanpaolo, për Intesa Sanpaolo
Duke punuar së bashku
Qendra evropiane është e vendosur në Milano dhe ka degë në Amsterdam, Frankfurt, Madrid, Paris dhe Varshavë.
“Ne kemi një ekip jashtëzakonisht të talentuar, i cili është i bazuar në Milano,” thotë Orlando. “Ata po bëjnë një punë fantastike në mbështetjen e profesionistëve tanë me përvojë në degët evropiane, të cilët kanë krijuar marrëdhënie të forta me korporatat dhe institucione të tjera financiare.
“Ne shkëmbejmë ide për biznesin, pritshmëritë dhe ambiciet, duke marrë parasysh veçoritë specifike të secilit rajon – për shembull, në lidhje me çështjet rregullatore ligjet që funksionojnë për Spanjën mund të mos funksionojnë aq mirë për Francën apo Gjermaninë.”
Qëndrueshmëria
Qendra evropiane përfaqëson një hap më tej drejt inovacionit për Bankën. Degët e saj inkurajojnë mundësitë e biznesit ndërkufitar dhe ofrojnë shërbime të ndryshme për klientët nga Italia dhe shumë vende të tjera. Ata gjithashtu inkurajojnë punën për përkrahjen e inovacionit dhe mbështetjen e iniciativave të reja të klientëve - "veçanërisht në temat e qëndrueshmërisë në të cilat Banka është proaktive duke i kushtuar një vëmendje të shtuar”, thotë Orlando.
Intesa Sanpaolo ka qenë partnere e Fondacionit Ellen MacArthur që nga viti 2016. Falë këtij bashkëpunimi ajo nxit zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe projektet e qëndrueshme të klientëve të saj. "Ne po luajmë një rol të rëndësishëm në këtë fushë," thotë Orlando. “Ne kemi strukturuar marrëveshje për investime të qëndrueshme me një numër të konsiderueshëm klientësh italianë dhe ndërkombëtarë.”
Intesa Sanpaolo e konsideron me rëndësi thelbësore integrimin e faktorëve ESG në procesin e saj të investimit. Ajo beson se këta elementë, si dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm në aspektin ekonomik dhe social, mund të kontribuojnë pozitivisht në rezultatet financiare të portofolit të klientëve, duke ndikuar në zvogëlimin e riskut të biznesit të tyre. Parimet e ESG-së përshkojnë kulturën e Intesa Sanpaolo me qëllim kryesor zgjerimin e ofertës së saj të produkteve të investimeve të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Zhvillimet e ardhshme
Gjatë pandemisë, qendra Evropiane e Intesa Sanpaolo mbështeti klientët ndërsa ata punonin për të përballuar me sukses problemet e likuiditetit. Tani është thelbësore të përgatitemi për ndryshimet me të cilat po përballet në nivel biznesi.
"Ne po krijojmë mënyra të reja për të mbështetur klientët tanë për t'u përballur me ndikimin e kësaj lufte dhe efektin që po ka skenari i ri gjeopolitik nga pikëpamja njerëzore, politike dhe tregtare."
Pritjet gjatë viteve të ardhshme janë që të vazhdojë zgjerimi i ofertës së bankës dhe të konsolidohet edhe më tej pozicioni i saj në treg. “Ne synojmë të rritemi – si në numër ashtu edhe në cilësi.