• No Suggestions Result

QENDRUESHMERIA

Intesa Sanpaolo mbështet një kulturë të gjithëpërfshirjes

Hendeku gjinor është ende një temë e cila kërkon vëmendje dhe përkushtim.

Hazel Davis

06/06/2023

Një numër i madh faktorësh luajnë rol në zhvillimin e hendekut gjinor si për shembull barrierat strukturore, ndryshimet socio-ekonomike dhe teknologjike, si dhe goditjet ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Ky hendek është i përhapur në të gjitha industritë, por, sipas një raporti të përgatirur nga Deloitte, globalisht, brenda institucioneve të shërbimeve financiare, gratë mbanin 21% të vendeve në pozicione të bordit, 19% të roleve të C-suite dhe 5% të pozicioneve të CEO-ve në 2021.

Intesa Sanpaolo ka qenë prej kohësh e përkushtuar në rritjen e diversitetit dhe promovimin e githëpërfshirjes si komponentë thelbësorë për zhvillimin e grupit. Aktualisht, gratë përfaqësojnë 54% të bazës totale të punonjësve të bankës. Rreth 40% e grave janë në pozita drejtuese dhe 28% janë në pozicione të menaxhereve ekzekutive.
 

"Sigurisht, ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë dhe ne po punojmë vazhdimisht për këtë. Megjithatë ne jemi në një pozicion të mirë krahasuar me konkurrentët tanë dhe kontributi ynë njihet nga Indeksi i Barazisë Gjinore të Bloomberg, i cili na vlerëson shumë lart mbi mesataren e industrisë."

Anna Roscio, Drejtuese e Departamentit të Shitjeve dhe Marketingut të Korporatave të Intesa Sanpaolo, Banca dei Territori

Në fakt, Intesa Sanpaolo është banka numër një në Evropë, numri dy në botë dhe e vetmja bankë italiane midis 100 vendeve të punës më gjithëpërfshirëse dhe më të ndërgjegjshme për diversitetin, sipas Indeksit të Diversitetit dhe Përfshirjes Globale Refinitiv 2022.

Grupi Intesa Sanpaolo ishte gjithashtu ndër të parët në Evropë që mori certifikatën e pavarur ndërkombëtare të diversitetit, certifikimin GEEIS-Diversity dhe grupi i parë bankar i madh italian që iu dha certifikata e barazisë gjinore e parashikuar në NRRP të BE-së (Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës).

Çmimi i Intesa Sanpaolo's Women Value Company është tani në vitin e tij të gjashtë dhe në ceremoninë e fundit, banka njoftoi disponueshmërinë e 500 milion € për mbështetjen dhe promovimin e sipërmarrjes së grave dhe për të ndihmuar në rritjen e kontributit të grave në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Një pjesë e këtij kontibuti do të jepet duke u përdorur kurse trajnimi, thotë Roscio - si për meshkuj ashtu edhe për femra. 

Nuk ka të bëjë vetëm me përfshirjen e grave, por ka të bëjë me sigurimin që e gjithë organizata të përfshihet në kulturë,

Banka ka gjithashtu një dokument të Rregullave për Parandalimin e Ngacmimit Seksual. Kjo, thotë Roscio, “kontribuon në krijimin e një mjedisi në të cilin të drejtat e të gjithëve respektohen. Kjo ndihmon në krijimin e një atmosfere më të mirë në ambientin e punës dhe një kulture më gjithëpërfshirëse. Gjithashtu i ndihmon të gjithë të ndjehen të lirë të shprehen sa më mirë.”

Në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri hendeku gjinor në sipërmarrje mbetet i madh dhe normat mbeten kryesisht të favorshme për burrat. “Sipërmarrja ende raportohet si një sipërmarrje ‘mashkullore’,” thotë Elena Balliu, drejtuese e Departamentit të Biznesit të Vogël në Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria humbet çdo vit 20% të produktit të brendshëm bruto potencial për frymë për shkak të shkallës së ulët të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore. Gratë janë të mbipërfaqësuara në sektorë të papaguar ose të paguar ulët dhe fitojnë paga mesatare më të ulëta.

“Si një grup me potencial të pashfrytëzuar për ekonominë shqiptare, në dekadat e fundit nismat në mbështetje të fuqizimit ekonomik të femrës kanë qenë të shumta”, thotë Balliu. “Megjithatë, jo shumë prej tyre kanë rezultuar në veprime konkrete dhe afatgjata të politikave në mbështetje të sipërmarrjes femërore.”
 

"Gratë sipërmarrëse hasin në vështirësi të shumta si pasojë e ndikimit të normave gjinore; Praktikat patriarkale ndikojnë në pozitat e grave në zhvillimin e biznesit dhe kufizojnë aksesin e tyre në mundësi, burime dhe pushtet. Gratë nuk kanë të njëjtën qasje në informacionin e tregut, mbështetjen ligjore dhe përfitimet nga zhvillimi i ndërmarrjeve si burrat."

Elena Balliu, Drejtuese e Departamentit të Biznesit të Vogël në Intesa Sanpaolo Bank Albania

Ka pasur një sërë skemash të financuara nga shteti gjatë gjithë viteve, duke përfshirë një Fond Konkurrueshmërie, Fondin e Ekonomisë Kreative, Fondin Fillestar dhe Fondin e Inovacionit, si dhe një fond që mbështet startup-et inovative nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Megjithatë, thotë Balliu: “Pothuajse dy në tre gra sipërmarrëse e renditin financimin ose mundësitë e financimit si një prioritet kryesor për t'i mbështetur ato që të jenë në gjendje të zhvillojnë ose zgjerojnë më tej ndërmarrjet e tyre, si dhe për gratë e tjera të gatshme të përfshihen dhe të krijojnë iniciativa dhe start-upe të reja.”
 
Një nga iniciativat e pakta rajonale që synon përmirësimin e aksesit në financa është programi Gratë në Biznes, i mbështetur nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe donatorë.

Kjo nismë ofron financim për kompanitë e udhëhequra ose në pronësi të grave, duke inkurajuar sipërmarrjen e grave përmes aksesit në kapital dhe ekspertizë.

Synimet afatgjata të bankës në fushën e barazisë janë të përkushtuara dhe të nevojshme. Roscio thotë: “Ato përcaktohen nga angazhimi ynë për të krijuar një mjedis të barabartë dhe meritokratik pa paragjykime dhe ngacmime, në të cilin të gjithë vlerësohen, pavarësisht gjinisë”.
 

Ndjejmë një përgjegjësi të madhe për vendin tonë. Diversiteti mund të ndryshojë sistemin tonë ekonomik dhe publik për sa i përket mënyrës se si ne promovojmë dhe investojmë në të ndryshme iniciativat dhe oferta jonë financiare është e përkushtuar për këtë ndjekje.- tha Roscio

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0