• No Suggestions Result
QENDRUESHMERI

Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes

Shefi Ekzekutiv Financiar (CFO) i Intesa Sanpaolo shpjegon se një pjesë e mirë e identitetit të bankës përshkruhet nga mënyra se si veprimet financiare përdoren për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

23/12/2020

Së fundmi Grupi Intesa Sanpaolo njoftoi se do të zgjerojë me shumën prej 1 miliard eurosh, plafondin e saj të dedikuar për financimin e projekteve të Ekonomisë Qarkulluese, që do të thotë se 6 miliardë euro janë vënë në dispozicion të bizneseve që kërkojnë të zbatojnë praktikat e ekonomisë qarkulluse në veprimtarinë e tyre. 

Kompanitë e çdo madhësie apo subjekti mund të aplikojnë për të përfituar nga fondi dhe norma më të ulëta interesi të ofruara për të nxitur punën në bazë të parimeve të ekonomisë qarkulluese.

Njëlloj si me plafondin, banka ka arritur sukses të madh edhe me preznatimin e bonos së dedikuar për projektet e ekonomisë qarkulluese dhe tani po jep kredi për prona të biznesit bazuar në kredencialet e tyre për respektimin e normave mjedisore.

Me një përvojë më shumë se 30 vjeçare në bankë, shefi ekzekutiv financiar (CFO) i Intesa Sanpaolo shpjegon se një pjesë e mirë e identitetit të bankës përshkruhet nga mënyra se si veprimet financiare përdoren për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. 

“Njëzet përqind e aksionerëve tanë përfaqësohen nga fondacione. Eshtë në ADN-në tonë që të jemi shumë të vëmendshëm ndaj çështjeve sociale… Sot, një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh për shoqërinë është të bësh diçka të mirë për zgjidhjen e problemeve klimatike.”

Në planin më të fundit të biznesit të bankës, Shefi Ekzekutiv (CEO), Carlo Messina përcaktoi një ambicie të guximshme që Intesa Sanpaolo të angazhohej në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (ESG). Sot, Intesa Sanpaolo është banka më e vlerësuar në Itali kur bëhet fjalë për angazhimet ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (ESG) të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Partneriteti i bankës prej pesë vitesh me Fondacionin Ellen MacArthur, përbën një pjesë të madhe të kësaj arritjeje. 
 

Vitet e fundit shkalla e kompleksitetit të qyteteve është rritur në nivele ekstreme, gjë që krijon perceptimin se është i pamundur ndryshimi i mënyrave të tyre të vjetra të funksionimit. "E rëndësishme është të fillosh nga diku dhe të fillosh me hapa të vegjël",thotë Sarah O'Carroll, Menaxhere e Rrjetit të Qeverisë dhe Qyteteve në Fondacionin Ellen MacArthur, një organizatë e përkushtuar për zhvillimin e sistemeve të ekonomisë qarkulluese. “Qyteti i Torontos ka zhvilluar një plan për prokurimin publik të atyre projekteve që aplikojnë parimet e ekonomisë qarkulluese. Nga ana tjetër, qyteti i Amsterdamit ka zhvilluar një plan veprimi të ekonomisë së përbashkët.

Disa qytete kanë mundur të shfrytëzojnë më së miri mundësi të ndryshme për të realizuar aplikimin e sistemeve të ekonomisë qarkulluese në praktikë. Si shembull ndër to mund të përmendimin qytetin e San Francisco-s, i cili vendosi të përdorte materiale të prodhuara nga burime plotësisht të riciklueshme gjatë procesit të ridizenjimit të veshjeve të dyshemeve në të gjitha ndërtesat komunale.
 

"Sot, një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh për shoqërinë është të bësh diçka të mirë për zgjidhjen e problemeve klimatike.
"

Stefano Del Punta, Shefi Ekzekutiv Financiar, Intesa Sanpaolo

Del Punta beson se përkrahja e kompanive që zgjedhin të ndryshojnë tani dhe të bëjnë ndryshime drejt kalimit në sistemet e ekonomisë qarkulluese jo vetëm që është diçka etike, por në të njëjtën kohë sjell përfitim edhe në aspektin finaniar të biznesit. "Këto kompani kanë permisa më të larta për të pasur sukses në të ardhmen krahasuar me ato kompani që zgjedhin të mos e ndjekin rrugën e kalimit drejt praktikave të ekonomisë qarkulluese," thotë ai.

Pandemia ka ngadalësuar rritjen e kompanive dhe investimeve në të gjithë botën.


Del Punta është i bindur se kompanitë do të rifillojnë investimet - veçanërisht me një vaksinë të re në horizont. "Ne presim një rikthim të fortë. Fatkeqësisht, viti që lamë pas ka qenë një vit ku të githë ne ishim në gatishmëri të plotë për veprim, por të pafuqishëm për të vepruar si shkak i rrethanave të pandemisë, thotë ai.


Kompanitë italiane po përballen me besim dhe forcë me të ardhmen duke i dhënë një shembull për tu ndjekur botës. "Ne kemi Biznese të Mesme dhe të Vogla (BMV) që janë shumë dinamike ... ato janë shumë proaktive dhe të shpejta në shfrytëzimin e mundësive që tregu ofron", thotë Del Punta.
Sot, sektori bankar ndikohet nga ndërveprimi i shumë ngjarjeve globale. Ndër to mund të përmendim ndryshimet klimatike, ndikimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, si dhe së fundmi largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. 


Për Del Punta, Brexit shënjon një ngjarje të trishtuar, sepse ai ruan kujtime personale të jetës në Londër, por nga ana tjetër ky ndryshim hap rrugën për mundësi të reja e inovatore.
"Nuk është i largët momenti kur ne do të jemi dëshmitarë të një procesi të konsolidimit ndërkufitar, përmes së cilës ne do të krijojmë disa zona bankare në të gjithë zonën e euros, të cilat do të fuksionojnë si një sistem i ri i transferimit të parave për bankat në zonën e euros " thotë ai. "Ne duam ta shohim atë proces nga sedilja e përparme, jo nga ndenjësja e pasme."


Dëgjo podcastin për të mësuar më shumë nga shefi ekekutiv financiar i Intesa Sanpaolo.
 

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0