Rritje e sigurisë për blerjet online!
Ju informojmë se blerjet online/internet pranë tregtarëve të certifikuar nga “Mastercard SecureCode” nuk mund të realizohen pa autentikimin nëpërmjet kodit njëpërdorimësh.
Kodi njëpërdorimësh i sigurisë 3D (One Time Password) do të mbërrijë me sms në celularin tuaj në momentin e transaksionit.
Ju lutemi sigurohuni për përditësimin e të dhënave të celularit tuaj pranë bankës, pasi kjo do t’iu ndihmojë të përfundoni me sukses blerjen tuaj në internet.
Ky shërbim është aktiv për të gjitha kartat e mëposhtme që ofrohen nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.
- Mastercard Standard
- Mastercard Gold
- Mastercard Prepaid (Kartë e Parapaguar)
- Mastercard Credit
- Mastercard Business
- Visa Classic
- Visa Infinite
Shërbimi i 3D Secure është falas për klientët.
Si funksionon?
Pasi klienti të zgjedhë produktin/shërbimin në tregtarin elektronik, për të realizuar transaksionin, do t’i kërkohet të vendosë të dhënat e kartës së debitit apo kreditit.
Në këtë moment, banka do të dërgojë automatikisht me SMS kodin një-përdorimësh, bashkë me të dhënat e transaksionit, për të përfunduar me sukses autentikimin e plotë dhe transaksionin online.
Kodi një-përdorimësh (One Time Password) do të dërgohet në formën e mesazhit (sms) në numrin e telefonit celular që kartëmbajtësi ka deklaruar pranë bankës. Në mënyrë që kodi një-përdorimësh të mbërrijë me sukses duhet që numri i telefonit celular i deklaruar në bankë nga klienti të jetë i saktë dhe aktiv.
Për këtë arsye dhe në mënyrë që klientët të kenë një përvojë sa më të mirë dhe të sigurtë gjatë blerjeve online/internet, ju kërkojmë të verifikojnë sa më shpejt numrat e telefonit celular të deklaruar në bankë. Vetëm nëse numri celular i deklaruar në bankë është i saktë dhe aktiv, klienti mund të përfundojë me sukses transaksionin online.
Për të verifikuar numrin e telefonit celular, klientët mund të kontaktojnë shërbimin Contact Center në numrat: 08006000; +355 4 2276000; +355 692080903 ose të pyesin shërbimin e klientit në degën më të afërt.