Avantazhet & Përfitimet
Karta e kreditit Mastercard® në LEK & EUR
Ende nuk je i pajisur me kartë krediti?
Apliko dhe merr kartën e kreditit Mastercard® nga Intesa Sanpaolo Bank Albania në LEK & EUR nga 15 gusht deri në 15 nëntor 2024.
Kryej blerje në vlerën kumulative minimale prej 25,000 Lekë / 250 Euro deri në 31 dhjetor 2024 në çdo pikë shitje POS apo online me lehtësinë që kjo kartë ofron dhe shpërblehu me kupon dhuratë në vlerën 5,000 LEK.
Shijoji blerjet me kartat e kreditit Mastercard® në LEK & EUR dhe përfito më shumë!
Si Funksionon?
Në rast se aplikon për kartën e kreditit Masteracard ® në LEK dhe/ose EUR ti bëhesh pjesë e fushatës. Përdore kartën e kreditit për blerje në POS-e apo online deri më 31 dhjetor 2024. Kryej blerjet e dëshiruara dhe shpërblehu me kupon dhuratë në vlerën 5,000 LEK.
Kushtet e fushatës
- Subjekt i shpërblimit janë kartat e reja të kreditit Mastercard në Lekë dhe Euro për të cilat aplikimi do të bëhet deri më datë 15 nëntor 2024.
- Në mënyrë që të përfitohet rimbursimi, karta duhet të jetë aktive dhe duhet të përdoret për blerje (në POS fizik ose online) deri në datë 31 dhjetor 2024.
- Vlera kumulative minimale e veprimeve të kryera me kartë (blerje) deri më 31 dhjetor 2024 duhet të jetë ≥ 25,000 Lekë / 250 Euro.
- Rimbursimi do të kryehet nëpërmjet një kuponi në vlerën 5,000 lekë për t’u shpenzuar në një nga dyqanet partnere.
- Kuponi do t’ju dorëzohet kartëmbajtësve të cilët do të plotësojnë kriteret e mësipërme brenda datës 31 janar 2025.
- Do të përjashtohen nga fushata kartat për të cilat veprimet që përfshihen në vlerën 25,000 Lekë/250 Euro janë kryer dhe me pas janë anulluar.
- Banka rezervon të drejtën për të vlerësuar dhe vendosur mbi pranueshmerinë e veprimeve, nëse përdorimi I kartës është kryer në përputhje të plotë me marrëveshjen e përdorimit që klienti ka me bankën.
- Banka rezervon të drejtën që të përjashtojë nga fushata klientë të caktuar nëse e shikon të arsyeshme.
- Përfitojnë nga oferta 200 klientët e parë që plotësojnë kushtet e ofertës.
- Banka rezervon të drejtën të ndërpresë fushatën në çdo moment.