• No Suggestions Result

NISMA “ART OF SAVING” – “ARTI I KURSIMIT”:

NJË MUNDËSI E SHKËLQYER PËR 2,100 FËMIJË DHE TË RINJ
PËR EDUKIM FINANCIAR E MUNDËSUAR NGA PROFESIONISTËT E FUSHËS!

Me rastin e Ditës Botërore të Kursimit, 31 Tetor 2019, Intesa Sanpaolo Bank Albania iu bashkua për të tretin vit radhazi nismës së suksesshme ndërkombëtare "ART OF SAVING" (“ARTI I KURSIMIT”) të Grupit Intesa Sanpaolo & Muzeut të Kursimit (Museo del Risparmio), Gallerie d'Italia & Arkivit Historik. Koncepti u krijua nga Muzeu i Kursimit, një laborator multimedial i specializuar për edukimin financiar i vendosur në Torino, Itali.

"ARTI I KURSIMIT” bazohet në metodat e edukimit jo-formal dhe synon t'iu mësojë fëmijëve dhe të rinjve rëndësinë e kursimit duke përdorur shembuj praktikë nga jeta e përditshme.

Nisma “ARTI I KURSIMIT”, e cila u shtri në të gjithë qytetet e Shqipërisë ku operon Intesa Sanpaolo Bank Albania, u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit dhe përfshiu 56 punonjës të Intesa Sanpaolo Bank Albania, dhe mbi 2,100 fëmijë e të rinj (1,300 nxënës të shkollës fillore, 460 nxënës të shkollës 9 vjeçare dhe 350 nxënës të shkollave të mesme).

Për të tretin vit radhazi, Intesa Sanpaolo Bank Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, mbështeti edukimin financiar të fëmijëve në shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet në mbarë vendin. Edukimi Financiar u realizua nëpërmjet punonjësve të Intesa Sanpaolo Bank Albania, të cilët vullnetarisht janë ofruar dhe kanë prezantuar te fëmijët në formë interaktive katër kurrikula (të përkufizuara si laboratorë multimedialë) të përgatitura nga Muzeu i Kursimit në Torino.

Tre kurrikula, të përqendruara në konceptin e kursimit, angazhuan fëmijët për të krijuar plane të thjeshta financiare dhe për të kuptuar se si të kontrollojnë shpenzimet e tyre përmes lojërave individuale dhe në grupe, ndërsa e katërta ishte e përqendruar te riciklimi dhe te konceptet themelore të ekonomisë qarkulluese. Laboratorët multimedialë për nismën "ARTI I KURSIMIT " u hartuan bazuar në nevojat e secilës grupmoshë, duke marrë parasysh njohuritë dhe dëshirat e fëmijëve dhe të rinjve.

Gjatë nismës “ARTI I KURSIMIT” që u organizua gjatë periudhës 30 Tetor - 5 Nëntor 2019, 56 anëtarë të stafit të Intesa Sanpaolo Bank Albania, vullnetarisht ofruan sesione për edukimin financiar në 41 shkolla në të gjithë vendin. 1,300 fëmijë të moshës 6-10 vjeç, 460 fëmijë të moshës 11-14 vjeç, dhe rreth 350 të rinj nxënës të gjimnazeve të vendit ishin pjesë e kësaj nisme, ku punonjësit e bankës ndanë konceptet themelore të kursimit dhe rëndësinë e tij në realizimin e dëshirave të fëmijëve dhe të rinjve në të ardhmen.

Fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës u angazhuan në lojëra dhe kuize të ndryshme, të cilat kishin për qëllim njohjen e tyre me konceptet e menaxhimit të financave personale; për të identifikuar objektivat, për t'i kategorizuar ato në kohë, për diskutime të hapura rreth koncepteve themelore financiare duke punuar në grup apo në mënyrë individuale. Për më tepër, ata mësuan për rëndësinë e riciklimit dhe arsyet se si riciklimi ndikon te ata dhe te komuniteti ku jetojnë në ditët e sotme por dhe në të ardhmen.

 

Silvio Pedrazzi, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania theksoi se nisma “ARTI I KURSIMIT” tregoi për të tretin vit radhazi rolin aktiv që çdo punonjës banke ka në ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e edukimit financiar, duke filluar me brezat e rinj. Për më tepër, fëmijët dhe të rinjtë po mësojnë për konceptet themelore të ekonomisë qarkulluese si dhe për rëndësinë e riciklimit.

 

Jemi shumë të lumtur për reagimin pozitiv dhe interesin e treguar nga fëmijët dhe të rinjtë gjatë sesioneve të “ARTIT TE KURSIMIT”. Vullnetarët tanë janë ambasadorët më të mirë të rritjes së ndërgjegjësimit të brezit të ri mbi rëndësinë e edukimit financiar. Ndihemi krenarë që vullnetarët tanë angazhohen çdo vit në këtë nismë dhe ne kemi mundësinë për të informuar dhe ndërgjegjësuar më shumë fëmijë. Këtë vit, “ARTI I KURSIMIT” u shtri gjeografikisht në të gjitha qytetet e vendit ku operon Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Përfshirja e një kurrikule specifike për riciklimin në iniciativën “ARTI I KURSIMIT”, na ka dhënë mundësinë të mësojmë fëmijët edhe për konceptet themelore të ekonomisë qarkulluese ku grupi Intesa Sanpaolo ka investuar vitet e fundit. Ekonomia qarkulluese është një mjet i rëndësishëm për të sfiduar jo vetëm modelin linear të ekonomisë, por edhe konsumin e burimeve natyrore, ndërsa u kujton të gjithë qytetarëve që të ndalojnë në mënyrë proaktive ndotjen e mëtejshme të planetit tonë. Intesa Sanpaolo do të vazhdojë të ndërmarrë veprime konkrete për të lehtësuar aksesin e të rinjve në shërbimet e ofruara nga sektori financiar, por dhe t’i ndërgjegjësojë ata për rëndësinë e një mjedisi më të mbrojtur dhe të qëndrueshëm”.

 

 

[1] Muzeu i Kursimit: Misioni i Muzeut të Kursimit është të ndihmojë njerëzit të kuptojnë se si mund të përdorin burimet e tyre financiare në një mënyrë më efikase.  Një vend unik që sjell më afër publikun me një çështje kaq komplekse përmes mënyrave inovative, argëtuese, interaktive dhe shpesh mbresëlënëse. Muzeu synon të tërheqë një publik sa më të gjerë e të pa-specializuar që nga fëmijët e vegjël tek adoleshentët, të rriturit e të moshuarit. Materialet audio-vizuale janë krijuar duke pasur parasysh kuriozitetin e njerëzve dhe dëshirën e tyre për dije.

 

 

 

Për më shumë informacion kontaktoni: media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0