• No Suggestions Result

NJOFTIM PER SHTYP

Investitorët zgjedhin Carlo Messinën si Drejtuesin më ​​të mirë të sektorit bankar në Evropë dhe Del Puntën si Drejtuesin më të mirë financiar në këtë sektor.

Një sondazh ndërkombëtar i 1,400 investitorëve dhe analistëve nga kompania Institucional Investor ka renditur edhe një herë performancën e menaxhimit të grupit Intesa Sanpaolo në krye të sektorit bankar në Evropë:

  • Carlo Messina – Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv më ​​i mirë në sektorin bankar evropian, për vitin e pestë radhazi 
  • Stefano Del Punta – Drejtori i Përgjithshëm Financiar më i mirë, viti i gjashtë radhazi
  • Bordi i Drejtorëve të Intesa Sanpaolo - i pari ndër bankat evropiane
  • Marco Delfrate - Specialisti më i mirë i marrëdhënieve me investitorët, për vitin e pestë radhazi

Grupi konsiderohet gjithashtu i pari në Evropë për marrëdhëniet e qëndrueshme me investitorët institucionalë dhe analistët financiarë si edhe për përkushtimin ndaj parimeve të ESG-së, duke u përzgjedhur kështu si banka e parë ndër "Kompanitë më të nderuara" për cilësinë e marrëdhënieve të saj me investitorët:

  • Grand Prix - Kompania më e mirë në marrëdhëniet e përgjithshme me investitorët
  • Ekipi më i mirë i marrëdhënieve me investitorët për vitin e pestë
  • Kompania më e mirë në Marrëdhëniet me Investitorët – konkretisht Institucionet Financiare
  • e para në renditje për parimet e ESG-së ndër bankat europiane për të tretin vit

Rreth Intesa Sanpaolo: Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor i Italisë – në shërbim të familjeve, bizneseve dhe ekonomisë vendase – me një prani të konsiderueshme ndërkombëtare. Modeli dallues i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider evropian në Menaxhimin e Pasurisë, Mbrojtjen dhe Këshillimin Financiar, me një fokus të veçantë në zhvillimin dixhital dhe fintech. Një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërrmarjet që janë në pronësi të plotë të saj për zhvillimin e produkteve, menaxhimin e aseteve dhe sigurimeve. Përkushtimi i vazhdueshëm në lidhje me parimet e QMS-së nga ana e Grupit përfshin ofrimin e 115 miliardë eurove në huadhënie për projekte me ndikim social dhe mjedisor deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për ekonominë qarkulluese, dhe 500 milionë euro kontribute për të mbështetur njerëzit më në nevojë, duke e pozicionuar Intesa Sanpaolo si një lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për të arritur Zero Neto deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një përkrahës i angazhuar i kulturës italiane, Grupi Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e tij të muzeve, Galleri d'Italia, për të prezantuar trashëgiminë artistike të bankës por dhe si një hapësirë për zhvillimin e projekteve prestigjioze kulturore.

News: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news

Twitter: @intesasanpaolo

LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo

 

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0