• No Suggestions Result

Asambleja e Jashtëzakonshme e Aksionerëve në 4 Maj 2018

04.05.2018

NJOFTIM PËR SHTYP
 
Asambleja e Jashtëzakonshme e Aksionerëve në 4 Maj 2018, vendosi të vijohej me bashkimin e Veneto Banka sh.a. dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. Sipas ligjit, Projekt Plani i Bashkimit është depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është publikuar respektivisht në faqen e internetit të të dyja bankave.

Këto dokumente “draft” përfshijnë gjithashtu edhe ndikimin e pritshëm tek punonjësit.

Në vijim të publikimeve nga disa media të informacioneve që nuk korrespondojnë me të vërtetën, Intesa Sanpaolo SpA dëshiron të sqarojë statusin aktual të Procesit të Bashkimit në lidhje me ndikimet që ky Plan ka te punonjësit e Veneto Banka sh.a.:

- I gjithë procesi i Planit të Strukturimit të mundshëm është duke u bërë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Shqipëri. 
- Nga data 10 Maj 2018, janë zhvilluar shumë takime me Këshillin e Punonjësve të Veneto Banka sh.a. me qëllim zbutjen e ndikimit fillestar të parashikuar në Planin e Strukturimit. 
- Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të bëra nga Intesa Sanpaolo SpA për të plotësuar pjesërisht ose plotësisht kërkesat e Këshillit të Punonjësve, të dyja palët nuk kanë arritur një marrëveshjeje. 
- Për rrjedhojë, sipas parashikimeve të Kodit të Punës, Intesa Sanpaolo SpA i ka kërkuar Ministrisë përkatëse ndihmë në funksion të arritjes së një marrëveshje të mundshme. 
- Megjithëse konsultimet janë ende në proces, Intesa Sanpaolo SpA bëri të mundur zvogëlimin e ndjeshëm të numrit të punonjësve të përfshirë në Planin e Ristrukturimit. Deri më tani, asnjë njoftim për përfundimin e marrëdhënieve të punës nuk i është dërguar asnjë prej punonjësve të Veneto Banka sh.a.
- Gjithsesi, duke qenë se procesi i konsultimeve nuk ka përfunduar ende, Intesa Sanpaolo SpA nuk mund të japë ende asnjë përgjigje përfundimtare.

Intesa Sanpaolo SpA rikonfirmon se Plani i Ristrukturimit do të zbatohet vetëm për arsye ekonomike, teknologjike dhe strukturore sikundër është parashtruar në dokumentet e publikuara tashmë. Procesi i Bashkimit parashikohet të përfundojë në Shtator 2018.

Intesa Sanpaolo Bank Albania
PR & Marketing Communication Office,
Rr. "Ismail Qemali" No.27, Tirana, Albania
Tel.: +355 4 2 276 440 
media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0