• No Suggestions Result

Intesa Sanpaolo Bank Albania

vlerësohet me çmime për rezultatet dhe arritjet e vitit 2019

INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA VLERESOHET ME ÇMIME

PER REZULTATET DHE ARRITJET E VITIT 2019 

Revistat kryesore ndërkombëtare dhe arbitri i pavarur i brandeve vlerësojnë me çmime Intesa Sanpaolo Bank Albania në vitin 2019

Tiranë, Dhjetor 2019 – Intesa Sanpaolo Bank Albania vlerësohet me çmimet e mëposhtme nga revistat ndërkombëtare prestigjioze dhe arbitri ndërkombëtar i brandeve:

  1. Global Banking Finance – Banka më e mirë Dixhitale në Shqipëri për 2019
  2. Cfi.co – Banka me Qeverisjen më të mirë në Shqipëri për 2019
  3. Superbrands – Superbrand në Shqipëri për 2019

Global Banking & Finance Review® është portali kryesor financiar dhe revista që publikon Lajme, Analiza, Opinione, Vlerësime, Intervista dhe Video nga bota e Bankave, Financës, Biznesit, Tregtisë, Teknologjisë, Investimit, Ndërmjetësimit, Këmbimit Valutor, Tatimeve & Legjislacionit, Financave Islame, Menaxhimit të Aktiveve & Pasurisë. Çmimet Global Banking & Finance filluan të akordoheshin në vitin 2011 për të vlerësuar dhe nderuar ndryshimet frymëzuese që ndodhin në komunitetin global financiar. Ato pasqyrojnë risitë, arritjet, strategjinë, ndryshimet progresive dhe frymëzuese që ndodhin në sektorin financiar çdo vit, me ndihmën e analistëve financiarë zgjedhin bankat me ecurinë më të mirë midis bankave ndërkombëtare dhe ofruesve të shërbimeve financiare dhe çmimet jepen në sektorë të ndryshëm financiarë. Performuesit kryesorë në këtë kategori zgjidhen përmes vlerësimit të një grupi të kritereve të cilat përfshijnë: modelin e biznesit të qëndrueshëm, qeverisjen e shëndoshë, rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, përsosmërinë në menaxhim dhe drejtim, teknologjinë inovative që u ofrohet klientëve dhe drejtimin e kryesimin në transformimin dixhital.

CFI.co (Capital Finance International) është një revistë financiare për tregjet në zhvillim, e cila është e specializuar në zbulimin e bizneseve dhe zhvillimeve të reja inovative. CFI.co, kërkon çdo vit, individë dhe organizata që kontribuojnë ndjeshëm në konvergjencën e ekonomive dhe me të vërtetë shtojnë vlerë për të gjithë grupet e interesit. Duke raportuar nga fronti i konvergjencës së ekonomive, CFI.co vlerëson se praktika më e mirë gjendet në të gjithë botën dhe Programi i Çmimeve ka si synim të identifikojë dhe shpërblejë përsosmërinë dhe ekselencën kudo ku ndodhet, me shpresën për të frymëzuar aktorët e tjerë që të përmirësojnë më tej performancën dhe ecurinë e tyre.

Superbrands është arbitri më i madh i pavarur i brandeve në botë. Superbrands vlerëson dhe nderon branded më të forta dhe më të vlefshme në botë përmes botimeve të saj dhe programeve kombëtare të marketingut. "Këshilli i Superbrands" përfshin ekspertë dhe profesionistë të shquar nga bota e brandeve, reklamave, marketingut, dizajnit, menaxhimit të produkteve, marrëdhënieve me publikun dhe biznesit.

 

Për më shumë informacion:

media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0